Aktualitet

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë, makina përplas një person

Gruaja është transportuar në spitalin e Pogradecit, ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

4 Maj 2024, 12:34 Nga r.ll
Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë, makina përplas
foto ilustruese

POGRADEC- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Pogradec- Qafë Thanë.

Raportohet se një automjet ka përplasur një grua, e cila po kalonte rrugën, dhe ka mbetur e plagosur. Gruaja është transportuar në spitalin e Pogradecit, ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

aksident ne pogradec- qafe thane

Sondazh

Poll