Art&Argëtim

"Ai kujdeset shumë për të"/ Ben Affleck i qëndron pranë ishit Jennifer Garner, aktorja përballet me një periudhë të vështirë

Lajmin e bëri të ditur aktorja një muaj më parë, përmes llogarisë personale në Instagram.

3 Maj 2024, 12:05 Nga S.B
"Ai kujdeset shumë për të"/ Ben Affleck i qëndron
Jennifer dhe Ben

SHBA- Aktorja Jennifer Garner ndodhet në një periudhë shumë të vështirë, pasi babai i saj William u nda nga jeta në moshën 85-vjeçare pak kohë më parë. Lajmin e bëri të ditur aktorja një muaj më parë, përmes llogarisë personale në Instagram.

Garner ishte shumë e lidhur me të atin dhe në këtë fazë ka nevojë për mbështetjen e të gjithë anëtarëve të familjes. Këtu përfshihet edhe ish-bashkëshorti i saj aktori Ben Affleck, pasi sipas një burimi nga ‘Entertainment Weekly’, aktori dhe regjisori 51-vjeçar po merret vazhdimisht me ish-bashkëshorten e tij, duke e ndihmuar atë të përballet me vuajtjen e saj.

“Ata janë në komunikim të vazhdueshëm dhe Ben sigurohet që Jennifer ta kuptojë se ai është aty për të. William ishte gjyshi i fëmijëve të tij dhe ai dhe Ben gjithmonë shkonin mirë. Ajo e ka konsideruar si familje dhe do ta ketë gjithmonë”, tregon burimi pranë familjes.

I njëjti burim më lart konfirmoi për ET se pavarësisht divorcit të tyre, Affleck dhe Garner mbajnë një marrëdhënie shumë të mirë dhe punojnë së bashku për edukimin e mirë të tre fëmijëve të tyre.

“Jennifer është mirë dhe ka komunikim me Ben dhe Jennifer Lopez."

jennifer lopez jennifer garner ben affleck

Sondazh

Poll