Art&Argëtim

VIDEO/ Anya Taylor-Joy shkëlqen në premierën e filmit "Furiosa: A Mad Max Saga", por fansat kanë të njejtën pyetje...

Aktorja Anya Taylor-Joy veshi një fustan nga koleksioni ikonë "Pranverë/Verë 1996" i Paco Rabanne.

2 Maj 2024, 17:37 Nga S.B
VIDEO/ Anya Taylor-Joy shkëlqen në premierën e filmit
Anya Taylor-Joy

SIDNEJ- Yjet e filmit më të shtrenjtë të xhiruar ndonjëherë në Australi u ngjitën sot në tapetin e kuq për premierën e tij. Me regji të George Miller, filmi i ri ‘Furiosa: A Mad Max Saga’ vjen në ekranet tona 45 vjet pas filmit të parë ikonik të sagës, me protagonist Mel Gibson.

Aktorja Anya Taylor-Joy veshi një fustan nga koleksioni ikonë "Pranverë/Verë 1996" i Paco Rabanne për premierën e filmit, siç është zakoni i tij i preferuar, stilisti bask kombinoi elementët metalikë dhe plastikë në këtë krijim të futurizmit retro, duke bërë një fund tip tutu nga kunjat e mëdha të cilat ngjajnë me shigjeta.

Aktorja vuri në pah në mënyrë unike fustanin, falë lëvizjeve që bëri në tapetin e kuq duke e bërë atë paraqitjen më mbresëlënëse deri më sot në këtë lloj eventi. Asaj iu bashkua Chris Hemsworth, i cili luan po ashtu në film, premiera e të cilit do të ndodhë në fund të majit.

Fustani i mbuluar me "shigjeta" tërhoqi vëmendjen e fansave anembanë botës dhe ata patën vetëm një pyetje në lidhje me këtë. "OK fustani është super i bukur dhe i realizuar, por si do të ulet Anya në karrige?" ishte komenti dhe pyetja më e shpeshtë e fansave në postimet e Warner Bros në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Warner Bros. AU (@warnerbrosau)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Warner Bros. AU (@warnerbrosau)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Warner Bros. AU (@warnerbrosau)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Warner Bros. AU (@warnerbrosau)

furiosa sydney australi

Sondazh

Poll