Art&Argëtim

Del në ankand piktura e parë me bojëra uji e kopertinës së librit Harry Potter, vlerësohet qindra dollarë

Ilustrimi, i autorit dhe ilustruesit britanik Thomas Taylor, u shfaq në kopertinat e botimit debutues të romanit në 1997.

2 Maj 2024, 15:58 Nga S.B
Del në ankand piktura e parë me bojëra uji e kopertinës
Harry Potter

SHBA- Një pikturë me bojëra uji origjinale e kopertinës së librit Harry Potter And The Philosopher's Stone, libri i parë në serinë e fantazisë së JK Rowling, është nxjerrë në ankand dhe vlerësohet të arrijë më shumë se 400,000 paund. Shtëpia e ankandeve ‘Sotheby's’ tha se po e nxjerr në ankand veprën me një vlerësim prej 400,000 deri në 600,000 dollarë dhe është vlerësimi më i lartë i para-shitjes i vendosur ndonjëherë në një artikull të ndonjë vepre të lidhur me Harry Potter.

Ilustrimi, i autorit dhe ilustruesit britanik Thomas Taylor, u shfaq në kopertinat e botimit debutues të romanit në 1997. Libri i Harry Potter ishte porosia e tij e parë profesionale në moshën 23-vjeçare. Atij iu kërkua të ilustronte personazhin nga Barry Cunningham në shtëpinë botuese Bloomsbury.

Del në ankand piktura e parë me bojëra uji e kopertinës
Harry Potter

Ilustrimi u ofrua për herë të parë në ankand në 2001 në Sotheby's Londër, kur u botuan vetëm katër librat e parë të serisë, dhe u vlerësua nga 20,000 deri në 25,000 paund përpara se të shitej për 85,750 paund.

harry poter

Sondazh

Poll