Art&Argëtim

Orebella/ Bella Hadid lançon linjën e saj të re të parfumeve (VIDEO)

Bella zbuloi krijimin e Orebella në fund të marsit, por në fakt është një projekt për të cilin ajo po punon prej pesë vitesh.

2 Maj 2024, 16:48 Nga S.B
Orebella/ Bella Hadid lançon linjën e saj të re të
Bella Hadid

SHBA- Modelja e njohur Bella Hadid tani është bërë aktive edhe në industrinë e parfumeve. Modelja lançoi sot tre aromat e firmës Orebella dhe ato tashmë janë bërë virale në mediat sociale për paketimin e tyre të mrekullueshëm, aromat unike dhe faktin që ato duhet të tunden për të aktivizuar përbërësit përpara çdo spërkatjeje.

Bella zbuloi krijimin e Orebella në fund të marsit, por në fakt është një projekt për të cilin ajo po punon prej pesë vitesh. Ajo vetë u frymëzua për ta krijuar atë gjatë karantinës në vitin 2020, pasi eksperimentoi me përbërës dhe vajra të ndryshëm natyralë, të cilët më pas u bënë themeli i aromave.

Orebella/ Bella Hadid lançon linjën e saj të re të
Orebella

“Nuk e kam menduar kurrë se do të nxjerr një produkt. Pastaj papritmas u futa thellë në të gjithë këtë cikël të prodhimit të të gjitha këtyre aromave vërtet interesante”, zbuloi ajo në një intervistë.

Orebella ka tre aroma, të gjitha pa alkool: Window2Soul, Salted Muse dhe Blooming Fire.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bella ???? (@bellahadid)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Orebella (@orebella)

bella hadid

Sondazh

Poll