2 Maj 2024, 13:59
Nga M.B
Enkelejd Alibeaj
TIRANA- Deputeti i opozitës, Enkelejd Alibeaj, tha para mediave se vota e emigrantëve është një e drejtë kushtetuese e diasporës. Ai shtoi se Gjykata Kushtetuese, në vendimin e saj, ka përcaktuar 10 janarin e 2024, si datë kur Kuvendi duhej të kishte miratuar bazën ligjore që KQZ të ecte me votën e diasporës, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Alibeaj shtoi se PD do t’i drejtohemi SPAK-ut dhe shtoi se gjithashtu do të dorëzojnë projekt-amendamentin.
“Kemi paraqitur disa kërkesa Nikollës, që është kallëzuar nga ana jonë në SPAK. Janë një sërë interpelancash me kryeministrin, disa iniciative ligjore siç është paketa e mbështetjes së SPAK, paraqitja e kërkesës për heqjen e imunitetit të deputetëve që është nevojë urgjente, kemi paraqitur dhe projekt-propozimet e Kodit Zgjedhor. Sot me të drejtë diaspora kërkon të drejtën e tyre. SPAK prej disa muajsh është në shkelje të kushtetutës të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për t’i garantuar votën diasporës. Mesa duket kanë gjetur me hipokrizi therëse që ta zvarrisin nëpër skutat e parlamentit, diskutimin e reformës zgjedhore, ndërkohë ne që në nëntor kemi dorëzuar në Kuvend draftin e plotë.
Çudia më e madhe është se për interesa të vogla okulte e gjetën gjuhën e përbashkët, natën, për të nxjerrë të dënuar nga GJKKO për t’i nxjerrë dhe amnistuar. Ky është dopio-standardi. Ç’i takon Cezarit t’ia japin Çezarit. PD në një nga kërkesat më të mëdha, e ka çuat deri në fund mision e vetë për votën e diasporës. Cdo të enjte bëhet një teatër, nuk diskutohet vota e diasporës, mbështetja ndaj SPAK, është një thikë pas shpine për qytetarët. Ka një vendim të Gjykatës që ka përcaktuar deri më 10 janar të 2024, Kuvendi duhet të kishte miratuar bazën ligjore që KQZ të ecte me votën e diasporës.
Që nga ndryshimet kushtetuese, një nga instrumente për moszbatimin e një vendimi gjyqësor, t’i drejtohemi SPAK. Politika duhet t’i nënshtrohet ligji njësoj si qytetarët shqiptarë. Mjeti tjetër është që me kompetencën që na jep Kushtetuta, të dorëzojmë projekt-amendamentin. Zgjidhja jonë për votën e emigrantëve është e thjeshtë, që të votojnë njësoj si shqiptarët këtu, me të njëjtat garanci, rregulla dhe lehtësi, pa i ngarkuar me kosto financiare. Duhet vullnet i thjeshtë politik dhe i sinqertë, për t’u ekzekutuar kjo e drejtë”, tha Alibeaj.
enkelejd alibeaj
Politike
2 Maj 2024, 13:20
M.B
Ali Ahmeti
TIRANA- Kreu i BDI-së, në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti mbajti fjalën e tij në ceremoninë e dhënies s&...
Politike
2 Maj 2024, 13:20
N.F
Noka
TIRANË- Deputeti demokrat, Flamur Noka ka tërhequr vëmendje me paraqitjen e tij gjatë seancës së sotme plenare në K...
Politike
2 Maj 2024, 12:21
Izmir Akulli
Edi Rama,Ali Ahmeti dhe Erion Veliaj
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shkuar ditën e sotme në Bashkinë e Tiranës pë...
Politike
2 Maj 2024, 11:59
N.F
Ogerta Manastirliu
TIRANË- Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu gjatë fjalës së në interpelancën e thirrur nga deputetja I...
Politike
2 Maj 2024, 11:54
M.B
Ina Zhupa
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në interpelancën e kërkuar me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu, u n...
Politike
2 Maj 2024, 11:49
N.F
Balla dhe Salianji
TIRANË- Deputeti Ervin Salianji gjatë fjalës së tij në interpelancën me ministrin Balla ka hedhur akuzua n...
Politike
2 Maj 2024, 11:45
I.A
Taulant Balla
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka paralajmëruar vendosjen e një mandati 3 ose 4-vjeçar p&eu...
Politike
2 Maj 2024, 11:41
M.B
Silvio Gonzato
TIRANA- Sot është hapur "Java e Europës" ku mori pjesë dhe Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gon...
Politike
2 Maj 2024, 11:36
N.F
Salianji
TIRANË- Deputeti Ervin Salianji gjatë fjalës së tij në interpelancën me ministrin Taulant Balla i kërkoi atij q...
Politike
2 Maj 2024, 11:32
M.B
Taulant Balla
TIRANA- Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në fjalën e tij në interpelancën e thirrur nga deputeti Ervin Salia...