Sport

E BUJSHME/ Arbitri i njohur anglez, Anthony Taylor, do të gjykojë sfidën e madhe të 'Final Four', për titullin kampion në Shqipëri…

Finalja e madhe e “Final 4” në kampionatin “Abissnet Superiore” do të gjykohet nga një arbitër i huaj dhe me shumë eksperiencë në arenën Europiane.

2 Maj 2024, 16:07 Nga DOSJA

E BUJSHME/ Arbitri i njohur anglez, Anthony Taylor, do të gjykojë

TIRANE - Departamenti i Komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se është arritur akordi, që finalja e madhe e “Final 4”, ku do të përcaktohet edhe ekipi kampion i këtij sezonin në kampionatin “Abissnet Superiore” do të drejtohet nga gjyqtar anglez, Anthony Taylor.

Gjithashtu FSHF bën me dije se edhe ndihmësit e Anthony Taylor në finalen e madhe të 26 maj do të jenë të huaj dhe në ditët në vijim do të bëhen publike emrat e përzgjedhur.

Arbitri 45-vjeçar i cili mban prej kohësh stemën e FIFA-s, ka një karrierë të pasur në botën e futbollit pasi drejton takime të nivelit të lartë në Premier League, UEFA Champions League, UEFA Europa League etj.

Gjithashtu Anthony Taylor ka gjykuar edhe disa finale të rëndësishme, ku vlen të përmendet finalja e vitit të kaluar në UEFA Europa League, Sevilla - Roma, ndeshjen finale të FIFA Club World Cup në sezonin 2022/2023, Real Madrid - Al-Hilal, takimin final të UEFA Nations League të sezonit 2020/2021, Spanjë - Francë, sfidën finale të UEFA Super Cup  2020/2021, Bayern Munich - Sevilla etj.

Gjyqtari anglez së fundmi drejtoi edhe takimin e parë gjysmëfinal në UEFA Champions League, Borussia Dortmund - PSG.

“Final 4” është risia e këtij sezoni në kampionatin “Abissnet Superiore” dhe FSHF i ka dhënë një rëndësi maksimale këtyre ndeshjeve, për ta përmbyllur në mënyrën e duhur edicionin futbollistik.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 2 Maj 2024, 10:45

Edhe Ralf Rangnick refuzon Bayernin...

AUSTRI - Ishte një vendim shumë i pritur. Bayern Munich mendoi se mund të shpallte emrin e trajnerit të tyre të ri pas ndeshjes ...