Sport

Conference League/ Aston Villa e Unai Emery pret Olympiacos, transfertat pika e dobët e Brugge përballë Fiorentinës…

Finale e Conference League për këtë sezon, do të zhvillohet më 29 maj 2024 në AEK Arena të Athinës...

2 Maj 2024, 12:20 Nga DOSJA

Conference League/ Aston Villa e Unai Emery pret Olympiacos, transfertat pika e

ANGLI - UEFA Conference League ka hyrë në fazën e saj më të nxehtë, me kompeticionin që është bërë gati të mirëpres dy takimet e para të fazës gjysmëfinale.

Aston Villa - Olympiacos

Në “Villa Park”, Aston Villa do të masë forcat përballë Olympiacos, në një sfidë vërtet interesante, me të dyja skuadrat që erdhën këtu pas penalltive nga raundi kaluar. Anglezët do të vendosen për herë të parë përballë një ekipi grek.

Një sezon shumë i mirë në Premier League, teksa tani, skuadra e Unai Emery është shumë pranë finales. 52-vjeçari është një njohës shumë i mirë i kompeticioneve europiane dhe kjo është një “armë” më shumë për vendasit, që në shtëpi ka bërë bashkë 6 ndeshje radhazi pa humbje, ndërsa raundin e kaluar eliminoi skuadrën franceze të Lille.

Në krahun tjetër, Olympiacos do të luajë për herë të parë në një gjysmëfinale Europiane, teksa raundin e kaluar eliminoi skuadrën e Fenerbahce.

Me finalen që do të luhet në Athinë, Olympiacos ka një motiv më shumë, ndërsa sa i përket rivalëve anglezë, Aston Villa do të jetë kundërshtari i 14-të për ta.

Fiorentina - Brugge

Në takimin tjetër, finalistët e sezonit të kaluar, Fiorentina, do të presin në shtëpi Club Brugge, me skuadrën belge që rikthehet në gjysmëfinalet e një kompeticioni Europian pas 32 vitesh.

Fiorentina niset si favorite në këtë përballje, teksa do të jetë dueli i parë direkt në histori.

Italinët eliminuan në çerekfinale Viktoria Plzen, ndërsa këtë sezon në shtëpi ka treguar se është një skuadër e fortë, teksa ky do të jetë kundërshtari i tretë belg në histori për Fiorentinën.

Club Brugge po zhvillon një sezon shumë të mirë në Belgjikë, teksa është në krye dhe pranë titullit të 19-të është tani shumë pranë finales së parë Europiane, por transfertat nuk kanë qenë pika e tyre më e fortë.

Club Brugge vjen në këtë përballje pas shtatë fitoreve radhazi dhe në raundin e kaluar eliminoi PAOK-un, teksa do të vendoset përballë ekipit të shtatë italian në histori.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 2 Maj 2024, 10:45

Edhe Ralf Rangnick refuzon Bayernin...

AUSTRI - Ishte një vendim shumë i pritur. Bayern Munich mendoi se mund të shpallte emrin e trajnerit të tyre të ri pas ndeshjes ...