Sport

E FUNDIT!... Liverpooli prezanton fanelën e re për sezonin e ardhshëm...

“Reds” zbuluan të enjten fanelën e tyre për sezonin 2024-2025 në Premier League.

2 Maj 2024, 11:20 Nga DOSJA

E FUNDIT!... Liverpooli prezanton fanelën e re për sezonin e

ANGLI - Një muaj nga fundi i sezonit dhe ndërkohë që janë të vendosur për të fituar Premier Ligën, “Reds” tashmë po përgatiten për sezonin e rradhës: zbuluan të enjten fanelën që do të veshin nga kjo verë. Është e kuqe, padyshim, me tipare të verdha dhe një jakë të bardhë, me një shirit të kuq dhe të verdhë.

Është frymëzuar nga “Roma ‘84”, sipas prodhuesit amerikan të pajisjeve Nike, ku Liverpool FC bën një homazh për finalen e Champions League të fituar me penallti (1-1, 4-2 me penallti) nga anglezët kundër romakëve më 30 maj 1984.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll

Sport 2 Maj 2024, 10:45

Edhe Ralf Rangnick refuzon Bayernin...

AUSTRI - Ishte një vendim shumë i pritur. Bayern Munich mendoi se mund të shpallte emrin e trajnerit të tyre të ri pas ndeshjes ...