Sport

“Kur zihen dy, fiton i treti!” Gabojnë Shkupi dhe Struga, Shkëndija merr kreun…

Gara për titullin kampion në Maqedoninë e Veriut tashmë do të jetë midis tre skuadrave shqiptare: Shkëndija, Struga dhe Shkupi…

2 Maj 2024, 09:00 Nga DOSJA

“Kur zihen dy, fiton i treti!” Gabojnë Shkupi dhe Struga,

MAQEDONI - Shkëndija e Tetovës merr kreun e klasifikimit në Maqedoninë e Veriut, duke përfituar edhe nga dy humbjet e Shkupit dhe Strugës.

Tetovarët realizuan një përmbysje të çmendur, pasi po humbisnin me shifrat 0-2 deri në minutën e 77-të ndeshjen ndaj Brera Strumica, kohë edhe kur nisi përmbysja e madhe me kuqezinjtë, që realizuan tre gola të shpejtë me anë të Ademit, Cakes dhe në limite me Aganspahic.

Ishte kjo një fitore që ngjit Shkëndijen në vendin e parë me 58 pikë, po aq sa edhe Struga me Shkupin, por me golaverazh më të mirë.

Siç e përmendëm më parë, nuk ishte një javë e mbarë për Shkupin dhe Strugën që u mposhtën respektivisht nga Gostivari dhe Tikves. Shkupi u mposht me shifrat 2-0, ndërsa Struga 3-2, me të dyja skuadrat shqiptare, që tashmë mbeten në kuotën e 58 pikëve kur kanë mbetur edhe tre ndeshje nga fundi i kampionatit.

Gara për titullin kampion në Maqedoninë e Veriut tashmë do të jetë midis tre skuadrave shqiptare: Shkëndija, Struga dhe Shkupi…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll