Sport

"Jemi shumë më ndryshe nga viti i kaluar, duam ta fitojmë Europa League"

Trajneri i Leverkusenit: “E shoh veten shumë te De Rossi, e ndjek me kujdes atë që po bën”

2 Maj 2024, 09:30 Nga DOSJA

"Jemi shumë më ndryshe nga viti i kaluar, duam ta fitojmë

ITALI - Kampioni i Bundesligës, 46 ndeshje radhazi pa humbur kurrë, nëntë ndeshje nga fillimi i vitit deri më sot të rregulluara në kohën shtesë, ende në garë për të fituar Kupën e Gjermanisë dhe mbi të gjitha për të ngritur Europa League: Bayer Leverkusen është më i frikshmi kundërshtar që Roma e De Rossit mund ta gjente në rrugën që mund të çonte në finalen e Dublinit.

Në mbrëmje, në Olimpico, do të jetë raundi i parë: “Nuk është rastësi që kanë ardhur të gjitha këto rezultate të dobishme radhazi dhe nuk është rastësi që së fundmi kemi shënuar kaq shumë pas minutës së 90-të”,- deklaroi Xabi Alonso, trajneri i gjermanëve.

"Por nuk mund të fitosh Bundesligën, finalen e Kupës së Gjermanisë dhe gjysmëfinalen e Europa League vetëm me këto situata. Ne jemi shumë të fokusuar, qëllimi është të fitojmë Ligën e Evropës".

Eshtë një vit fantastik deri tani për trajnerin e Bayer: "Si më ka ndryshuar ky sezon? Si person shpresoj jo shumë, si trajner shumë, së bashku me klubin,"- vazhdoi ai në intervistën dhënë për Sky në prag të festës ndeshje kundër Romës (21:00).

"Dimensioni ka ndryshuar shumë tani në krahasim me vitin e kaluar, kur u përballëm me Romën në gjysmëfinalen e Europa League. De Rossi? Unë e shoh veten shumë në historinë e tij, edhe ai filloi si unë. Unë e ndjek atë që ai po bën. Ishte një lojtar i madh dhe jam i lumtur që shumë nga brezi im po i arrijnë këto rezultate edhe në stol”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll