Aktualitet

U zgjodh nga Kuvendi para një muaji, aktori Ndriçim Xhepa jep dorëheqjen si anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH

Ende nuk dihen arsyet që e kanë shtyrë Xhepën të merrte këtë vendim.

2 Maj 2024, 07:40 Nga M.B
U zgjodh nga Kuvendi para një muaji, aktori Ndriçim Xhepa jep
Ndriçim Xhepa

TIRANA- Një muaj pasi u zgjodh nga Kuvendi si anëtar i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, aktori i njohur Ndriçim Xhepa ka dhënë dorëheqjen. Lajmin e ka bërë të ditur Top Channel, por ende nuk dihen arsyet që e kanë shtyrë Xhepën të merrte këtë vendim.

Më datë 22 mars, me 95 vota pro, asnjë abstenim apo kundër, Ndriçim Xhepa u votua në Kuvend për të qenë anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH. Kryetarja e Komisionit për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik, Flutura Açka, ka shpallur vakancën për anëtar në Këshillin Drejtues të RTSH.

ndricim xhepa

Sondazh

Poll