I mbijetuari i masakrës së Çamërisë: Trupi i nënës u copëtua nga kafshët e grekëve, në Paramithi helmuan dhjetëra fëmijë
foto ilustruese TIRANË- "Në krye të tre katër ditëve premë një degë vidhi, se burra nuk kishin ngel, e vendosin mbi...
Pas kaq vitesh ata kanë pak shpresë për drejtësi. Lejimi nga pala greke që së paku të shohin vendin ku kanë lindur do tu jepte një farë paqeje.
TIRANË- Fadil Nuriu ka përdorur miqësitë për të parë një herë shtëpitë e tija në Paamithi. Ironikisht, ato prona i kanë gëzuar grekë etnikë që dikur shërbimin si punëtorë të familjes çame.
‘Shtëpia ime rrinin të krishterë ata që kishim ne punëtorë a kishin zënë shtëpinë’ u shpreh Fadil Nuriu, i mbijetuari i masakrës së Çamërisë.
‘Shoh shtëpinë time dhe më del një nuse tek ballkoni dhe i them kjo është shtëpia ime i thashë. O zot tha kjo çfarë po thotë ky, i thashë burri jot ka qenë çoban tek babai im, kjo është shtëpia ime, por ti ta gëzosh se unë jam shumë mirë në Shqipëri’ u shpreh Fadil Nuriu, i mbijetuari i masakrës së Çamërisë.
Ai rrëfen se edhe pronat e tyre ishin zhdukur. 8 dekada të shkuara, thuajse kanë fshirë gjithçka.
‘I them ka pas baba ime ca ullinj se më kujtohet që merrte baba këtu në qafë me kaçile dhe mblidhnim ullinj, i kanë bërë fushë sporti më tha dhe e mbylla, edhe për xhaminë ashtu më tha’ u shpreh Fadil Nuriu, i mbijetuari i masakrës së Çamërisë
Ai thotë se e merr malli, por nuk dëshiron të kthehet më në Paramithi, pasi nuk ka se çfarë të kujtojë veç torturave dhe masakrave.
‘Me thënë të drejtën jam mësuar edhe këtu në shqipëri, kam kaluar shumë mirë. Po më shkon mendja se ku ke lind të dhemb, por shumë pak më bien djerr të shkoj atje. Se çfarë do të shoh atje? Nënën time nuk e di se ku e kam se e varrosa në darkë e në mëngjes ma nxorën qentë’ u shpreh Fadil Nuriu, i mbijetuari i masakrës së Çamërisë.
Pas kaq vitesh ata kanë pak shpresë për drejtësi. Lejimi nga pala greke që së paku të shohin vendin ku kanë lindur do tu jepte një farë paqeje.
‘Duhet shumë me u dhënë paqe, por greku është grek. Së paku të na lejojnë të shkojmë, sepse kanë vdekur, shumë pak kanë ngel. Të shkojnë ta shohin vendin ku ke lindur se vatani yt është i ëmbël’ u shpreh Fadil Nuriu, i mbijetuari i masakrës së Çamërisë./ Marrë nga Top Channel
foto ilustruese TIRANË- "Në krye të tre katër ditëve premë një degë vidhi, se burra nuk kishin ngel, e vendosin mbi...
fadil nuriu TIRANË- Paramithia ishte qyteti i parë nga ku nisën masakrat e vitit 1944. Qyteti i vogël dhe i qetë ku bashkëjet...
foto ilustruese TIRANË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë në Rrugën e Durrësit. Si pasojë e...
damin damini TIRANË- Familja e Damin Daminit, nga fshati Mazrek i komunës së Margëllicit, e ka provuar herët tehun e spastrimit et...
Hedo Nexhipi Hamzaj TIRANË- Pas 40 ditësh të palarë, pa rroba dhe që flinin në dysheme i çuan tek Pusi i Filatit dhe i...
Hedo Nexhipi Hamzaj TIRANË- Hedo Nexhipi Hamzaj lindi në vitin 1931 në Vërsel, kazaja e Filatit. Nëna e saj erdhi në Shqip&eu...
qilimi TIRANË- Fatmirësisht babai i tij shpëtoi, pasi e njohu një grek nga Filati dhe ndërhyri në momentin që ushtari do...
muharrem mezani TIRANË- Sot 86 vjeç, Muharrem Mezani është ndër të paktët dëshmitarë të mbetur gjall&e...
foto ilustruese TIRANË- Për problemin e familjes Llukaj, shohim se çfarë ndodh me kufitarin në jug Erion Lili. Në murin kal...
TIRANË- Denoncimi i radhës në emisionin “Stop” në Tv Klan, na vjen nga njësia numër 3, pasi familjes Llukaj i ...