1 Maj 2024, 21:21
Nga r.ll
TIRANË- Denoncimi i radhës në emisionin “Stop” në Tv Klan, na vjen nga njësia numër 3, pasi familjes Llukaj i cënohet prona. Kjo familje ka problem me dy kufizuesit, Nexhip Beshiri në Veri dhe në Jug, Erion Lili. Dy kufitarët i kanë cënuar pronën, pasi nuk kanë zbatuar dokumentacionin e pronësisë së tyre.
Shohim fillimisht shkeljet e kufizuesit të parë Nexhip Beshiri, i cili nuk ka ruajtur distancën nga muri, dritarja në kallkan dhe mbi të gjitha me një leje rindërtimi, që merret nga njësia 2, ndërkohë, që objekti është te njësia 3.
Me kameran e “Stop”, qytetari interesohet tek njësia 2, por aty e drejtojnë të njësia 3, ku nuk ka aplikim.
Administratori Florian Pullazi: Kjo thotë leja e ndërtimit e Nexhip Beshirit, është dhënë tek rruga “Mihal Grameno”. Po ku është objekti, mo plak?
Qytetari: Rruga “Ilia Shyti”( tek njësia 3). Për këtë leje po vij unë!
Specialisti: Është vënë gabim, or shok!
Qytetari: Si e kanë vënë gabim? Ajo me firmë e me vulë…
Administratori Florian Pullazi: Po mirë mo tashi, mos na e kërko ne! S’kemi punë ne me këtë vlla! Po denoncoje në Polici, mor shpirti i vëllait! Denoncoje në Polici!
Qytetari: S’ka gati nja një muaj e ca, që më ka ardhë kjo leje.
Administratori Florian Pullazi: Po pra, por ta ka bërë Frida Pashako pra, jo unë!
Nga njësia numër 2 qytetari i drejtohet njësisë administrative numër 3.
Qytetari: Ato të 2-shit, më thanë shko tek 3-shi, se ne s’e kemi këtë Nexhip Beshiri.
Specialistja: Jo, jo! Këtu tek ne, jo!
Qytetari: A çoni grup të gatshëm me konstatu dhe ju si njësi?
Specialistja: S’ka ardh këtu tek unë ai! Ai s’është paraqit! As s’më është anku, që kam shtëpinë me dëme nga tërmeti! Asgjë!
Ndërkohë pas dy njësive qytetari i drejtohet edhe Institutit të Ndërtimit ku atje na thonë, se leja është miratuar nga Bashkia e madhe e Tiranës.
Specialistja: Lejen e ndërtimit e ka marrë nga Bashkia e Tiranës.
Qytetari: Objekti thotë tek njësia nr 2, po objekti është tek njësia nr 3.
Specialistja: Ka bërë Bashkia e Tiranës lapsusin, nuk e ka bërë Instituti!
Qytetari: A lejohet në kufi të ketë dritare zotëria nga unë, tek oborri im?
Specialistja: Jo! Absolutisht, jo! Duhet të ketë distancë! Po për mua nuk është fare e pastër si procedurë. Nëse ai nuk e zbaton një projekt, që kanë miratuar 2 institucionet: Bashkia Tiranë dhe Instituti i Ndërtimit, çfarë pret atëherë? Ai inxhinieri, që ka firmosur tek ky akt-konstatimi, nesër do të hidhet në gjyq! /tvklan
nexhip beshiri erion lili florian pullazi
Aktualitet
1 Maj 2024, 21:13
r.ll
foto ilustruese
LEZHË- Emisioni Fiks Fare solli rastin e një familje nga Lezha të mashtruar nga një firmë ndërtimi me sip&eum...
Aktualitet
1 Maj 2024, 21:04
r.ll
drejtoret e bashkise se tiranes
TIRANË- Emisioni ‘Në shënjestër’ nga gazetarja Klodiana Lala në News24, trajtoi kë...
Aktualitet
1 Maj 2024, 20:33
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Shfaqja "Para Perëndimit" me regji nga Xhunga Çobani po korr një sukses të pazakontë në sken&e...
Aktualitet
1 Maj 2024, 20:09
r.ll
pamje nga aksidenti
KUKËS- Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në tunelin e Kalimashit. Dy automjete tip "Benz" janë ...
Aktualitet
1 Maj 2024, 19:52
N.F
Pamje nga projekti
TIRANË- Në Shqipëri vullnetarët e Korpusit të Paqes zhvilluan gjatë muajit prill konkursin “WriteOn ...
Aktualitet
1 Maj 2024, 18:49
r.ll
foto nga operacioni
VLORË- Një mjet lundrues ka pësuar defekt në det, ndërsa policia kufitare në Vlorë ka shpëtuar...
Aktualitet
1 Maj 2024, 18:36
N.F
Zetori
KURBIN- Pamjet e një aksidenti të rëndë që u regjistrua në 10 Prill në Fushë-Kuqe të Kurbinit jan&...
Aktualitet
1 Maj 2024, 18:16
E. D
pamje nga vendngjarja
MAZHË- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Bubq-Ishëm në fshatin Mazhë. Mësoh...
Aktualitet
1 Maj 2024, 17:36
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës nga dita e sotme, do të kalojnë pa asnjë kontroll në...
Aktualitet
1 Maj 2024, 16:15
r.ll
vrasesi
BERLIN- Gjermania në bashkëpunim me agjencinë ndërkombëtare të policisë Interpol, kanë shpallur në k&...