Aktualitet

VIDEO/ Zetori humbi kontrollin dhe ra në kanal, publikohen pamje nga aksidenti që u mori jetën dy personave në Fushë-Kuqe

Nga ky aksident humbi jetën 60-vjeçari Ismajl Ismaili dhe 21-vjeçari Gjin Muhaj, të dy banues në Mirditë. Dyshohet se pas rënies në kanal viktimat kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes.

1 Maj 2024, 18:36 Nga N.F
VIDEO/ Zetori humbi kontrollin dhe ra në kanal, publikohen pamje nga
Zetori

KURBINPamjet e një aksidenti të rëndë që u regjistrua në 10 Prill në Fushë-Kuqe të Kurbinit janë publikuar ku duket momenti kur një zetor bie në kanal. Nga ky aksident humbi jetën 60-vjeçari Ismajl Ismaili dhe 21-vjeçari Gjin Muhaj, të dy banues në Mirditë. Dyshohet se pas rënies në kanal viktimat kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes.

Nuk është e qartë se përse zetori ku ndodheshin dy viktimat është përmbysur duke sjellë edhe vdekjen e tyre, por dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin për një moment. Të dy ishin nisur për të punuar tokën e 60-vjeçarit, i cili kishte punësuar të riun, por të dy humbën jetën pasi nuk kanë arritur të shpëtojnë pasi zetori i ka zënë poshtë.

 

kurbin zetor viktima

Sondazh

Poll