VIDEO/ Zetori humbi kontrollin dhe ra në kanal, publikohen pamje nga aksidenti që u mori jetën dy personave në Fushë-Kuqe
Zetori KURBIN- Pamjet e një aksidenti të rëndë që u regjistrua në 10 Prill në Fushë-Kuqe të Kurbinit jan&...
Mjeti lundrues u bllokua, pasi nuk ishte i pajisur me Çertifikatën e Operatorit Turistik Detar dhe ishte për përdorim personal.
VLORË- Një mjet lundrues ka pësuar defekt në det, ndërsa policia kufitare në Vlorë ka shpëtuar 12 personat që ndodheshin në bord, mes tyre 11 turistë të huaj.
Pas kësaj ngjarje, policia ka gjobitur me 100 000 lekë pronarin, ndërsa mjeti lundrues i tij u bllokua, pasi nuk ishte i pajisur me Çertifikatën e Operatorit Turistik Detar dhe ishte për përdorim personal.
NJOFTIMI:
Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare shpëtojnë 12 shtetas, nga të cilët 11 turistë nga vende të ndryshme, të cilëve ju rrezikohej jeta në mjetin lundrues që kishte pësuar defekt në det.
Pronari i mjetit lundrues u ndëshkua me masë administrative 100 000 lekë, ndërsa mjeti lundrues i tij u bllokua, pasi nuk ishte i pajisur me Çertifikatën e Operatorit Turistik Detar.
Shtetasi E. L., 30 vjeç, banues në Vlorë, ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi përballë porit të Vlorës, mjeti i tij lundrues, kishte pësuar defekt në motorr.
Shërbimet e Policisë Kufitare të SPK Triport, me marrjen e njoftimit, u nisën menjëherë me një mjet lundrues dhe në bashkëpunim me mjetin lundrues të Rojes Bregdetare, bënë të mundur të shpëtojnë 12 shtetasit që ndodheshin në bordin e mjetit lundrues, ku 11 prej tyre ishin turistë, nga vende të ndryshme si Polonia, Franca, Izraeli e Belgjika.
Shërbimet e Policisë Kufitare pasi kanë tërhequr drejt portit mjetin lundrues ku ndodheshin turistët, kanë kryer verifikimet nga të cilat ka rezultuar se mjeti lundrues i dalë në lundrim nga SPK Triport, është mjet lundrues për përdorim personal dhe nuk është i pajisur me Çertifikatën e Operatorit Turistik Detar.
Mjeti lundrues u bllokua dhe shtetasi E. L. u ndëshkua me masë administrative gjobë në masën 100 000 lekë, bazuar në Ligji Nr. 43/2020 “Për operatorët turistikë detar”.
Zetori KURBIN- Pamjet e një aksidenti të rëndë që u regjistrua në 10 Prill në Fushë-Kuqe të Kurbinit jan&...
pamje nga vendngjarja MAZHË- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Bubq-Ishëm në fshatin Mazhë. Mësoh...
foto ilustruese TIRANË- Qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës nga dita e sotme, do të kalojnë pa asnjë kontroll në...
vrasesi BERLIN- Gjermania në bashkëpunim me agjencinë ndërkombëtare të policisë Interpol, kanë shpallur në k&...
foto ilustruese KAPSHTICË- Një plagosje me thikë është regjistruar ditën e sotme pas një konflikti në pikën ku...
foto nga dogana e kapshtices KAPSHTICË- Një person është plagosur me thikë ditën e sotme pas një konflikti në pik&e...
Foto ilustruese TIRANË- Zbatimi i ligjit për tatimin mbi të ardhurat me profesionet e lira rrezikon të kthehet në bumerang pë...
Foto ilustruese FIER- Një efektiv i burgut të Fierit është plagosur pasi është goditur me sende të forta. Ngjarja më...
Gjykata e Lezhës LEZHË- Gjykata e Lezhës në seancës e sotme ka lënë në fuqi vendimin e arrestit me burg për dr...
Foto ilustruese VLORË- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Mësohet se një 15-vje...