Aktualitet

"Para Perëndimit" - fenomeni ku nuk gjen dot biletë!

Një katastrofë familjare në sfondin e një bote të trazuar. Drama e nobelistit Gerhart Hauptmann, na jep një mundësi për të shqyrtuar vendin e individit në botën bashkëkohore.

1 Maj 2024, 20:33 Nga r.ll
"Para Perëndimit" - fenomeni ku nuk gjen dot biletë!
foto ilustruese

TIRANË- Shfaqja "Para Perëndimit" me regji nga Xhunga Çobani po korr një sukses të pazakontë në skenën e Teatrit Metropol. Prej 5 Prillit nuk gjendet dot biletë.

Lumë rezervimesh për një shfaqje që të mban frymën pezull nga fillimi deri në fund. Një himn për lirinë dhe të drejtën e kujtdo për të vendosur në liri për jetën e vet. Me 22 aktorë në skenë si Alfred Trebicka, Ilirda Bejleri, Elia Zaharia, Yllka Mujo, Luli Bitri, Sokol Angjeli, Alex Seitaj, Pjerin Vlashi etj,

"Para Perëndimit" një kryevepër e Dramaturgjisë Botërore.

Një katastrofë familjare në sfondin e një bote të trazuar. Drama e nobelistit Gerhart Hauptmann, na jep një mundësi për të shqyrtuar vendin e individit në botën bashkëkohore. A janë zgjedhjet e tij të lira apo të kontrolluara?

"Para Perëndimit" përqendrohet në dramën e "mungesës së lirisë" me të cilën përballet 70-vjeçari Matthais Clausen.

3 vite pas vdekjes së gruas së tij, ai bie në dashuri me një vajzë të re Inken, por që pengohet nga të gjitha anët prej atyre që e rrethojnë, mbi të gjitha familja e tij që e sheh këtë histori dashurie si kërcënim të trashëgimisë financiare dhe shpirtërore të familjes. "Para Perëndimit" dhe Teatri Metropol po regjistrojne rekorde te rralla shikueshmerie.

shfaqja "para perëndimit" teatri metropol

Sondazh

Poll