Aktualitet

U konfliktuan për radhën e kalimit të kamionave në skaner, zbardhet emri i autorit dhe të plagosurit në Kapshticë

Sipas informacioneve policore shoferi i një kamioni, Artur Arapaj qëlloi me thikë në bark drejtuesin tjetër të një kamioni, Julian Todhe.

1 Maj 2024, 16:01 Nga r.ll
U konfliktuan për radhën e kalimit të kamionave në skaner,
foto ilustruese

KAPSHTICË- Një plagosje me thikë është regjistruar ditën e sotme pas një konflikti në pikën kufitare të Kapshticës.

Sipas informacioneve policore shoferi i një kamioni, Artur Arapaj qëlloi me thikë në bark drejtuesin tjetër të një kamioni, Julian Todhe. Konflikti që degradoi në përdorimin e thikës ka ndodhur për radhën e procesit të skanimit, të mjeteve që drejtonin.

Arapaj është dërguar në komisariat ndërsa Todhe po merr mjekim në spitalin e Korçës. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

 

artur arapaj julian todhe plagosje ne doganen e kapshtices

Sondazh

Poll