Politike

Veliaj i quan prokurorët kolegë/ Përgjigja e ChatGPT: Tentativë për të shmangur përgjegjësinë personale dhe zvogëluar besueshmërinë e hetimit

30 Prill 2024, 21:17 Nga r.ll
Veliaj i quan prokurorët kolegë/ Përgjigja e ChatGPT:
erion veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj pasi dëshmoi në SPAK për 7 orë rresht, tha se paraqitja e tij në SPAK, ishte një takim i kërkuar nga ai vetë. Veliaj tha se në takim ishte me dy kolegë hetues, duke iu referuar kështu prokurorëve të SPAK. 

Ky etiketim i Veliaj për prokurorët, nuk ishte diçka e zakonshme dhe normale dhe të njëjtin mendim ka edhe chatbot-i i Inteligjencës Artificiale "chat GPT".

Në përgjigjen e "chatGPT", thuhet se nuk është normale që një person që hetohet për korrupsion të etiketojë prokurorët si
kolegë. Më tej në përgjigje thuhet se kjo duket si një tentativë për të shmangur përgjegjësinë personale dhe për tu përpjekur të zvogëlojë besueshmërinë e hetimit.

Pyetja: A është normale që një që po hetohet për korrupsion, të dalë pas marrjes në pyetje dhe të thotë që i ka prokurorët kolegë?

Përgjigja e ChatGPT: Në fakt, nuk është normale për një person që hetohet për korrupsion të akuzojë prokurorët si
kolegë. Kjo duket si një tentativë për të shmangur përgjegjësinë personale dhe për tu përpjekur të zvogëlojë besueshmërinë e hetimit. Hetuesit dhe prokurorët janë të pavarur në punën e tyre dhe duhet të trajtohen me respekt dhe të konsiderohen si profesionistë në fushën e tyre. 

Veliaj i quan prokurorët kolegë/ Përgjigja e ChatGPT:

Veliaj është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme ku është pyetur për rreth 7 orë e gjysmë.  Ai e kishte paralajmëruar vetë ditën e shtunë që do të paraqitej në SPAK. Ai është thirrur nga prokurori i posaçëm Dritan Prenci, si person që ka dijeni në lidhje me inceneratorin e Tiranës.

Për aferën e inceneratorit të Tiranës është caktuar masë arresti në burg për Alqi Bllakon, Taulant Tushën, Namik Simirxhiun, Bledar Karolin dhe Lefter Kokën. Ndërsa në 'arrest shtëpie' janë 7 të tjerë, konkretisht Etleva Kondi, Valbona Ballgjini, Alba Thoma, Sidita Kopliku, Silena Toma, Pëllumb Abeshi dhe Jetmir Llapaj. Të akuzuarit Erjon Murataj dhe biznesmenët pronar të "Integrated Energy B.V SPV” Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, janë në kërkim.

erion veliaj chat gpt spak

Sondazh

Poll