Sport

PAMJE SKANDALOZE/ Basketbollisti i Tiranës dhunon me grushte arbirtin e ndeshjes

23 Nëntor 2019, 21:40 Nga DOSJA
PAMJE SKANDALOZE/ Basketbollisti i Tiranës dhunon me grushte arbirtin e

TIRANË- Një ndeshje mes Teutës dhe Tiranës në basketboll nuk ka përfunduar siç duhet. Dhunë e paprecedentë ndaj arbirtit shihet në video, pasi një lojtar i Tiranës ka qëlluar me grushte e shpulla.

Protagonist u bë lojtari i Tiranës, Bruno Daliu, ku në një moment nervozizmi iu afrua një prej arbitrave të sfidës, Jurgen Muho dhe nisi ta godiste atë.

Pamjet tregojnë një dhunë të paprecedentë, e cila prej shumë kohësh nuk shihej në këtë sport.

Ndeshja në fund u mbyll në favor të Teutës me rezultatin 98-86, por rezultati u bë i pa vlerë përballë këtij skandali që ndodhi në basketbolli shqiptar.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport bruno daliu dhuna ne basketboll teuta tirana bruno daliu dhuna ne basketboll teuta tirana

Sondazh

Poll