Sport

Bruno Fernandes mund të largohet nga Man.United: "Nuk varet vetëm nga unë"…

Mesfushori portugez, kapiteni i 'Djajve të Kuq', nuk u tregua i qartë kur u pyet për vazhdimësinë e tij për sezonin e ardhshëm.

1 Maj 2024, 12:43 Nga DOSJA

Bruno Fernandes mund të largohet nga Man.United: "Nuk varet vetëm

ANGLI - Këto nuk janë kohë të mira për Manchester United dhe Bruno Fernandes, kapiteni i tyre, nuk ishte aspak i qartë kur u pyet së fundmi për të ardhmen e tij. Mesfushori portugez 29-vjeçar, kur u pyet për një largim të mundshëm në sezonin e ardhshëm, e la derën të hapur.

"Natyrisht, nuk varet vetëm nga unë. Një lojtar mund të dëshirojë të qëndrojë, por në të njëjtën kohë, ata duhet të duan që ai të qëndrojë. Tani për tani, kjo ndodh nga të dy palët. Por unë nuk mendoj shumë për të ardhmen”,- tha ai në një intervistë dhënë për ‘Dazn’.

Përgjigja, në fillim, nuk ishte e qartë. Dhe ajo që ai tha më pas, nuk i fshiu plotësisht dyshimet. "Të jem i sinqertë, nëse më duhet të mendoj për të mos vazhduar në Premier League, nuk do të jetë deri pas Kampionatit Evropian. Tani për tani jam i fokusuar në finalen e FA Cup dhe Kampionatin Evropian; nuk ka asgjë më të rëndësishme tani”, vazhdoi ai.

Ashtu siç pritej, ishin disa media angleze që u bënë jehonë fjalëve të Bruno Fernandes. “Kapiteni i Manchester United lë të kuptohet se mund të largohet nga United këtë verë në një intervistë tronditëse televizive”,- kryeson ‘The Sun’. Alarmi i gjeneruar nuk është befasues duke pasur parasysh se kjo është shifra rreth së cilës, teorikisht, duhet të rrotullohet një projekt që nuk arrin plotësisht atë që kërkon.

Për sa i përket situatës kontraktuale të Bruno Fernandes, marrëdhënia e tij aktuale me  Manchester United skadon në qershor të vitit 2026. Prandaj, ‘Djajtë e Kuq’ nuk pritet të ofrojnë lehtësira për largimin e tij, por në botën e ‘merkatos’ gjithçka mund të ndodhë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll