Bota

BE nis hetimin për dezinformim kundër gjigantit të mediave sociale Meta

BE-ja njoftoi të martën hetimin ndaj operatorit të Facebook dhe Instagram, duke thënë se dyshon se kompania amerikane ka shkelur rregullat e përmbajtjes në internet të bllokut.

30 Prill 2024, 21:14 Nga E. D
BE nis hetimin për dezinformim kundër gjigantit të mediave
foto ilustruese

BRUKSEL- Komisioni Evropian ka nisur një hetim dezinformues kundër gjigantit të mediave sociale Meta. BE-ja njoftoi të martën hetimin ndaj operatorit të Facebook dhe Instagram, duke thënë se dyshon se kompania amerikane ka shkelur rregullat e përmbajtjes në internet të bllokut.

Gjithashtu Brukseli ka rritur përpjekjet e tij për të shtypur dezinformimin përpara zgjedhjeve të BE-së në qershor. Komisioni tha se përpjekjet e Metës për të moderuar përmbajtjen janë të pamjaftueshme dhe nuk arrijnë të trajtojnë reklamat mashtruese dhe dezinformatat.

“Ne dyshojmë se moderimi i Metës është i pamjaftueshëm, se i mungon transparenca e reklamave dhe procedurat e moderimit të përmbajtjes. Kështu që sot, ne kemi hapur procedimin ndaj Metës për të vlerësuar përputhjen e tyre me Aktin e Shërbimeve Dixhitale”, tha në një deklaratë shefja dixhitale e BE-së, Margrethe Vestager.

Masa rregullatore vjen pasi shqetësimet për Rusinë, Kinën dhe Iranin si burime të mundshme dezinformimi janë rritur në prag të zgjedhjeve të BE-së.

 

komisioni evropian meta

Sondazh

Poll

Bota 30 Prill 2024, 21:01 E. D

Ukraina rrit buxhetin për dronët

foto ilustruese UKRAINA- Qeveria ukrainase ka rritur shpenzimet e saj për dronët, duke shtuar 392 milionë dollarë për këto ar...