Bota

Shefi i OKB-së: Thirrje për hetim të pavarur për varrezat masive në Gaza

Guterres deklaroi se është thellësisht i alarmuar nga raportet për varreza masive në disa vende në Gaza duke përfshirë Kompleksin Mjekësor Al Shifa dhe Nasser.

30 Prill 2024, 19:28 Nga E. D
Shefi i OKB-së: Thirrje për hetim të pavarur për varrezat
Antonio Guterres

GAZA- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres bëri thirrje të martën për një hetim të brendshëm të varrezave masive të gjetura rishtazi në Gaza. Guterres deklaroi se është thellësisht i alarmuar nga raportet për varreza masive në disa vende në Gaza duke përfshirë Kompleksin Mjekësor Al Shifa dhe Nasser.

" Ka narrativa konkurruese rreth disa prej këtyre varreve masive, duke përfshirë akuza serioze se disa nga të varrosurit janë vrarë në mënyrë të paligjshme. Është e domosdoshme që hetuesve të pavarur ndërkombëtarë, me ekspertizë mjeko-ligjore, tu lejohet akses i menjëhershëm në vendet e këtyre varreve masive, për të përcaktuar rrethanat e sakta në të cilat qindra palestinezë humbën jetën dhe u varrosën, ose u rivarrosën. Familjet e të vdekurve dhe të zhdukurve kanë të drejtë të dinë se çfarë ka ndodhur. Dhe bota ka të drejtën e përgjegjësisë për çdo shkelje të ligjit ndërkombëtar që mund të ketë ndodhur, tha Guterres

Ai shtoi gjithashtu se spitalet, punonjësit e shëndetësisë, pacientët dhe të gjithë civilët duhet të mbrohen, të drejtat e njeriut të të gjithëve duhet të respektohen. Sistemi shëndetësor në Gaza është shkatërruar nga lufta. Dy të tretat e spitaleve dhe qendrave shëndetësore janë jashtë funksionit. Shumë prej atyre që kanë mbetur janë dëmtuar rëndë. Disa spitale tani u ngjajnë varrezave, vuri në dukje ai. 

antonio guterres

Sondazh

Poll