Bota

Ukraina sulmoi Krimenë me raketa ATACMS të prodhuara nga SHBA

Në deklaratën e saj thuhet se sistemet kundërajrore kanë kapur gjashtë raketa ATACMS me rreze të gjatë veprimi në 24 orët e fundit.

30 Prill 2024, 19:17 Nga E. D
Ukraina sulmoi Krimenë me raketa ATACMS të prodhuara nga SHBA
foto ilustruese

UKRAINA- Ukraina sulmoi bazat ushtarake ruse në Krime me raketa amerikane, raportoi sot Ministria ruse e Mbrojtjes. Në deklaratën e saj thuhet se sistemet kundërajrore kanë kapur gjashtë raketa ATACMS me rreze të gjatë veprimi në 24 orët e fundit. Gjithashtu disa ushtarë thuhet se janë plagosur për shkak të një zjarri që shpërtheu gjatë një sulmi në një pozicion të mbrojtjes ajrore pranë kryeqytetit të Krimesë. 

Ndërsa Guvernatori i Krimesë Sergei Aksyonov, tha se një sulm me raketa në fshatin Donsk afër Simferopolit ishte ndalur. Megjithatë, ai tërhoqi vëmendjen për mbetjet e municioneve të pashpërthyera. Fusha ajrore e Jankoe në Krimenë veriore, e cila është shtëpia e një skuadroni helikopterësh dhe forcash të mbrojtjes ajrore, u vu sërish nën zjarr. 

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të furnizojnë Ukrainën me raketa ATACMS me rreze të gjatë veprimi, si pjesë e një pakete të re ndihme të rënë dakord në Kongres në prill. Dërgesat e mëparshme përfshinin raketa amerikane me rreze veprimi prej 165 kilometrash. Simferopolis ndodhet në një distancë prej më shumë se 200 kilometra nga vija e frontit.

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll