Bota

Kancelari gjerman Scholz: Tubimi islamik do të përballet me pasoja

Më shumë se 1,000 njerëz demonstruan në qytetin verior gjerman, me disa që mbanin postera që bënin thirrje për vendosjen e ligjit të Sheriatit dhe krijimin e një kalifati.

30 Prill 2024, 19:49 Nga E. D
Kancelari gjerman Scholz: Tubimi islamik do të përballet me pasoja
Olaf Scholz

GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë se do të ketë pasoja pasi një tubim i madh islamik në Hamburg ngriti alarmin gjatë fundjavës. Më shumë se 1,000 njerëz demonstruan në qytetin verior gjerman, me disa që mbanin postera që bënin thirrje për vendosjen e ligjit të Sheriatit dhe krijimin e një kalifati. Demonstrata ishte e lidhur me grupin “Muslim Interactive”, të cilin shërbimet e brendshme të inteligjencës gjermane e klasifikojnë si një organizatë ekstremiste.

Në një konferencë shtypi së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Scholz tha “Është mjaft e qartë se të gjitha aktivitetet islamike duhet të trajtohen duke përdorur mundësitë dhe opsionet e shtetit tonë kushtetues.

Ai shtoi se çdo vepër penale do të ndiqet penalisht. Ndërsa Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser, postoi në X, dikur Twitter, se kushdo që dëshiron një kalifat ka ardhur në vendin e gabuar në Gjermani. Protesta vjen pasi qeveria gjermane përballet me kritika për dështimin për të mbrojtur në mënyrë adekuate muslimanët dhe njerëzit që perceptohen si myslimanë nga diskriminimi, me Human Rights Watch thotë se Gjermanisë i mungon një përkufizim funksional mbi racizmin anti-musliman.

olaf scholz

Sondazh

Poll