Bota

Ish-ministri i Ekonomisë në Kazakistan dhunoi për vdekje gruan e tij, pamje të reja nga kamerat e sigurisë

Pamjet në video tregojnë astrologen Saltanat Nukenova, 31-vjeçe, që rrahet brutalisht nga bashkëshorti Kuandyk Bischimbayev, 43-vjeç, ish-ministër i Ekonomisë në Kazakistan, që nuk hezitoi ta sulmojë në restorantin e njërit nga të afërmit e tij, transmeton Telegrafi.

30 Prill 2024, 17:49 Nga E. D
Ish-ministri i Ekonomisë në Kazakistan dhunoi për vdekje gruan e
foto nga vendngjarja

KAZAKISTAN- Këto janë momentet e tmerrshme të gruas së ministrit të qeverisë në Kazakistan, e cila tërhiqet zvarrë për flokë, shqelmohet dhe rrahet brutalisht nga bashkëshorti para se të pësojë traumë në tru. Gjithashtu pamjet janë publikuar gjatë procesit gjyqësor që shokuan opinionin në këtë vend. Pamjet në video tregojnë astrologen Saltanat Nukenova, 31-vjeçe, që rrahet brutalisht nga bashkëshorti Kuandyk Bischimbayev, 43-vjeç, ish-ministër i Ekonomisë në Kazakistan, që nuk hezitoi ta sulmojë në restorantin e njërit nga të afërmit e tij, transmeton Telegrafi.

Po ashtu pamjet u shpërndanë me urdhër të Gjykatës Supreme gjatë procesit gjyqësor që u zhvillua online. Ky proces gjyqësor po konsiderohet si procesi i shekullit në këtë ish-republikë sovjetike ku dhjetëra mijëra qytetarë kanë nënshkruar peticionin që kërkon masa më të ashpra ndëshkuese për ata që kryejnë dhunë në familje.

Bishimbayev i cili rrezikon të qëndrojë prapa grilave për 20 vite nëse shpallet fajtor, pati pretenduar se gruaja e tij ndërroi jetë nga vetëlëndimi i shkaktuar në 9 nëntor të vitit të kaluar. Por pamjet e kamerave të sigurisë e tregojnë një histori krejt tjetër ku shihet politikani duke grushtuar e shqelmuar gruan e tij të pambrojtur gjatë një periudhe prej më shumë se dy orë.

saltanat nukenova kuandyk bischimbayev

Sondazh

Poll