Art&Argëtim

"Po na tregon se ai është në telashe"/ Britney Spears habit fansat, poston foton e Justin Bieber duke qarë

Në mes të postimit, ajo shfaqi një selfie nga afër të Justinit të përlotur.

30 Prill 2024, 14:03 Nga S.B
"Po na tregon se ai është në telashe"/ Britney Spears
Justin dhe Britney

SHBA- Ylli i popit Britney Spears shqetësoi fansat pasi postoi një foto të këngëtarit Justin Bieber duke qarë. 42-vjeçarja ngarkoi një album me imazhe të hënën në mbrëmje me pak kontekst dhe fansat mendojnë se ajo ka lënë të kuptohet se Justin është në telashe.

Postimi i Britney përfshinte dhjetë fotografi në koleksionin e saj në Instagram, duke përfshirë atë të shtrirë mbi një kalë me bikini. Në mes të postimit, ajo shfaqi një selfie nga afër të Justinit të përlotur.

"Një grumbull i mrekullueshëm fotografish dhe videosh teksa Sara qeni im na bën nevojat të gjithëve!!! Kalofshi një ditë të mbarë njerëz," ka shkruar Britney në postim.

Fotoja vjen në fakt nga një postim i fundit i Justin-it në Instagram. Ndërsa komentet e potimit të Britneyt ishin të mbyllura, fansat e saj u mblodhën në Reddit për të diskutuar postimin dhe për të teorizuar se çfarë mund të thotë.

"Po na tregon se ai është në telashe"/ Britney Spears
Justin Bieber

"Britney Spears poston këtë foto të Justin duke qarë në postimin e saj të fundit. Pse kjo më tremb më shumë tani?" pyeti një komentues.

"Uaa, kjo është shumë e çuditshme/treguese" shtoi një tjetër. “Britney po përpiqet të përhapë ndërgjegjësimin, duke na treguar se JB është në telashe.”

Gjithsesi edhe pse postimi bën rreth 10 orë që është publikuar, nga këngëtarët apo përfaqësuesit e tyre nuk ka ende një koment.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by XILA MARIA RIVER RED (@britneyspears)

justin bieber britney spears

Sondazh

Poll