Art&Argëtim

I shërbeu Taylor Swift dhe Travis Kelce-s në restorant, kamarierja tregon në lidhje me bakshishin që mori

Pasi ajo u largua nga restoranti, një reporter nga ‘People’ foli me kamarieren që u kujdes për çiftin e famshëm dhe tha se ajo dha bakshish jashtëzakonisht mirë.

30 Prill 2024, 13:29 Nga S.B
I shërbeu Taylor Swift dhe Travis Kelce-s në restorant, kamarierja
Taylor Swift

SHBA- Çifti më i përfolur i momentit Taylor Swift dhe Travis Kelce së fundmi vizituan Madeo Ristorante në West Hollywood gjatë daljes së tyre në Los Anxhelos. Pasi ajo u largua nga restoranti, një reporter nga ‘People’ foli me kamarieren që u kujdes për çiftin e famshëm dhe tha se ajo i dha bakshish jashtëzakonisht mirë.

"Ajo është super e ëmbël," tha kamarierja "Ata ishin shumë të këndshëm. Shumë, shumë të mirë. Ajo dha bakshish vërtet të mirë."

Sipas të tjerëve që i kanë shërbyer Taylor-it gjatë lojërave të Kelces me Kansas City Chiefs, pranuan se ajo ka shpërndarë kartëmonedha prej 100 dollarësh për blerje të thjeshta.

Duket se turneu është larg përfundimit dhe tani që ajo publikoi albumin e saj të ri me shumë gjasa do të shtojë këngët e reja në setlist. Seti u publikua më 19 prill, së bashku me këngën e saj të parë, "Fortnight", me Post Malone.

Me 1.9 miliardë shitje ‘TTPD‘ u bë menjëherë albumi më i shitur i vitit 2024 deri më tani. Albumi i dytë më i shitur, duke numëruar shitjet javore nga janari e deri më sot, është Cowboy Carter i Beyonce, me 228,000 kopje të shitura në total.

taylor swift travis kelce

Sondazh

Poll