Bota

Borrell: Shtetet evropiane pritet të njohin shtetin palestinez deri në fund të majit

Nga ana e tij, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka refuzuar çdo njohje ndërkombëtare

29 Prill 2024, 16:49 Nga r.ll
Borrell: Shtetet evropiane pritet të njohin shtetin palestinez deri në
josep borrell

BRUKSEL- Disa vende anëtare të Bashkimit Evropian pritet të njohin shtetin palestinez deri në fund të majit. Këtë e ka njoftuar sot kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, në punimet e takimit të posaçëm dy-ditor të Forumit Ekonomik Botëror që po mbahet në Riad të Arabisë Saudite.

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez kishte deklaruar para parlamentit të vendit të tij se njohja e një shteti palestinez është “në interesin gjeopolitik të Evropës”, ​​duke riafirmuar se Madridi është “i gatshëm të vazhdojë me një njohje të tillë”.

Gjithashtu, qeveria e Irlandës po përgatitet të njohë shtetin e Palestinës, siç kishte raportuar në Dublin kreu i diplomacisë irlandeze Michal Martin, shkruajnë mediat e huaja. 

Nga ana e tij, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë çdo njohje ndërkombëtare të një shteti palestinez jashtë kontekstit të negociatave të drejtpërdrejta të paqes izraelito-palestineze, duke argumentuar se çdo iniciativë e tillë "do t'i ofronte një shpërblim të madh terrorizmit".

josep borrell be shteti palestinez

Sondazh

Poll