Bota

E rëndë në Brazil/ 30-vjeçarja u përpoq të shpëtonte të voglin nga teli i zhveshur i lavatriçes por gjeti vdekjen vetë ajo

Diana kishe parë që i biri ra tragjikisht në kontakt me rrymën dhe u përpoq ta shpëtonte por gjeti vdekjen dhe vetë ajo. 

29 Prill 2024, 16:29 Nga E. D
E rëndë në Brazil/ 30-vjeçarja u përpoq të
Diana Michelle dhe Pietro Vinicius

BRAZIL- Një nënë e re dhe biri i saj 6-vjeçar u goditën për vdekje nga rryma elektrike teksa gruaja kërkonte të shpëtonte të voglin nga teli i zhveshur i lavatriçes së shtëpisë. Diana Michelle Machado Santos da Silva, 30 vjeçe, dhe Pietro Vinicius Santos de Oliveira vdiqën tragjikisht në shtëpinë e tyre në Timon, Brazil, të shtunën në 20 prill. Diana kishe parë që i biri ra tragjikisht në kontakt me rrymën dhe u përpoq ta shpëtonte por gjeti vdekjen dhe vetë ajo. Gjithashtu mësuesja e re dhe i biri u gjetën të vdekur në vendngjarje. Trupat e tyre u dërguan në morg për autopsinë dhe për caktimin e shkaqeve të sakta të vdekjes.

“Një kordë elektrike ta në kontakt me parmakët e hekurt në shtëpi të cilet ishin elektrizuar. Hetimet tona vijojnë," tha Policia vendase. 

Tragjedia e rëndë vjen disa muaj pasi në dhjetor një tjetër djalë i vogël vdiq tragjikisht nga rryma elektrike teksa rregullonte dritat e pemës së Krishtlindejve. Trupi i pajetë i 10 vjeçarit Augusto Dalmaz Bonato, u gjet pranë dekorimeve të shtëpisë së tij në Campo Largo, Brazil. Incidente të tjera tragjike janë raportuar vitet e fundit të vdekjeve nga pakujdesia me mjetet elektrike, si adoleshentja që karikonte celularin teksa ndodhej në vaskën e banjës.

17 vjeçarja Jennifer Karolayne, vdiq në një incidenti të tillë vitin e kaluar në Paraiba, Brazil. Kur mjekët erdhën në shtëpinë e saj Jennifer kishte vdekur, ndërsa i fejuari tha se kishte dëgjuar një zhurmë të fortë dhe një ulërimë para se ta gjente të shembur përdhe, shkruan TheSun.

Sondazh

Poll