Bota

FOTO/ Kate Middleton dhe Princi William festojnë 13-vjetorin e martesës, publikojnë foton e paparë nga dasma

Kate, e cila po i nënshtrohet kimioterapisë për një kancer të pazbuluar, u martua me mbretin e ardhshëm Princin William në Westminster Abbey në prill 2011 pas tetë vitesh lidhje.

29 Prill 2024, 14:57 Nga S.B
FOTO/ Kate Middleton dhe Princi William festojnë 13-vjetorin e
Kate dhe William

BRITANI E MADHE- Një portret i papublikuar më parë nga martesa e Princit dhe Princeshës së Uellsit u publikua sot për të shënuar 13 vjetorin e martesës së çiftit. Kate, e cila po i nënshtrohet kimioterapisë për një kancer të pazbuluar, u martua me mbretin e ardhshëm Princin William në Westminster Abbey në prill 2011 pas tetë vitesh lidhje.

Dyshja po përballen me sfidën e tyre më të vështirë deri më tani. Sot, llogaria e Kensington Palace në X publikoi një foto të re të çiftit nga dita e dasmës nga fotografja Millie Pilkington, duke shkruar: Sot 13 vjet më parë!

Fotografi zyrtar i dasmës së çiftit ishte Hugo Burnand, por ata gjithashtu punësuan Pilkington për të qenë fotografja private. Pilkington është gjithashtu fotografja që bëri fotografinë e mbretit Charles dhe mbretëreshës Camilla të publikuar të premten e kaluar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by The Prince and Princess of Wales (@princeandprincessofwales)

princi william kate middleton

Sondazh

Poll