Bota

Kurti bisedë telefonike me Scholz: Gjermania do të mbështesë kandidaturën e Kosovës në KiE! Rikonfirmova angazhimin tonë për zbatimin e Marrëveshjes Bazë

Përmes një postimi në platformën "X" Kurti njoftoi se Gjermania ka mbështetur dhe po mbështet Kosovën. Ai më tej shtoi se i ka rikonfirmur Scholzit angazhimin për ta zbatuar plotësisht Marrëveshjen Bazë.

29 Prill 2024, 13:21 Nga N.F
Kurti bisedë telefonike me Scholz: Gjermania do të mbështesë
Kurti dhe Scholz

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë me dije se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelarin gjerman, Olaf Scholz. Përmes një postimi në platformën "X" Kurti njoftoi se Gjermania ka mbështetur dhe po mbështet Kosovën. Ai më tej shtoi se i ka rikonfirmur Scholzit angazhimin për ta zbatuar plotësisht Marrëveshjen Bazë.

“Në një bisedë me Kancelarin Scholz, shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën dhe nënvizova shpresën që Gjermania do të mbështesë kandidaturën tonë në Këshillin e Evropës në përputhje me rekomandimet e PACE. Po ashtu, rikonfirmova angazhimin tonë për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazë”, shkruan Kurti.

 

kurti kosova scholz gjermania

Sondazh

Poll