Bota

Sherr mes dy grupeve në Ferizaj, arrestohen gjashtë persona

Mësohet se sherri ka ndoshur pas një mosmarrëveshje mes grupeve të cilat kanë përfunduar më përleshje fizike. 

29 Prill 2024, 11:04 Nga N.F
Sherr mes dy grupeve në Ferizaj, arrestohen gjashtë persona
Policia

KOSOVË- Gjashtë persona janë arrestuar në Ferizaj pas një sherri të regjistruar mes dy grupesh.  pasi që të njëjtit ishin përfshirë në një rrahje që kishte ndodhur mes dy grupeve. Mësohet se sherri ka ndoshur pas një mosmarrëveshje mes grupeve të cilat kanë përfunduar më përleshje fizike. 

Në njoftimin e policisë mësohet se të përfshirët në sherr kanë pësuar lëndime në trup. Pas shoqërimit në polici 4 te dyshuar janë lënë të lirë ndërsa dy të tjerë janë nën arrest.

“Është raportuar rasti lëndim i lehtë trupor ku pas një mos marrëveshje mes dy grupeve  të njëjtit ishin përfshirë në një rrahje dhe kishin pësuar lëndime trupore. Katër te dyshuar meshkuj kosovarë janë shoqëruar në stacionin policor dhe të njëjtit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuar ishin arratisur”, ka njoftuar policia.

ferizaj kosove sherr

Sondazh

Poll