Bota

E pazakontë/ Macja shtëpiake përfundon brenda kutisë postare, dërgohet aksidentalisht kilometra larg shtëpisë

Galeana u zhduk nga shtëpia e saj në Utah në fillim të këtij muaji duke nxitur kërkime të gjera për kafshën e dashur të zhdukur.

29 Prill 2024, 13:08 Nga S.B
E pazakontë/ Macja shtëpiake përfundon brenda kutisë
Macja e humbur

SHBA- Një familje në SHBA është ribashkuar me macen e tyre pasi ajo u dërgua aksidentalisht me postë qindra milje në Kaliforni. Galeana u zhduk nga shtëpia e saj në Utah në fillim të këtij muaji duke nxitur kërkime të gjera për kafshën e dashur të zhdukur.

Ajo u shpëtua nga një punonjës i Amazon gati një javë pasi u hodh në një nga pakot e familjes pa u zbuluar. Macja ishte në gjendje të mirë shëndetësore, pavarësisht se prej ditësh nuk kishte ngrënë ushqim apo pirë ujë.

"Galeana i adhuron kutitë, është pjesë e personalitetit të saj," tha Carrie Clark, pronarja e maces, për NBC Utah, kur shpjegoi se si kafsha e familjes kishte përfunduar kaq larg nga shtëpia.

Zonja Clark dhe burri i saj më pas fluturuan më shumë se 1000 milje në Kaliforni për të marrë macen e tyre.

"Ishte një ribashkim i mrekullueshëm! Galeana menjëherë pushoi së dridhuri dhe u qetësua në krahët e mi kur arrita ta mbaja përsëri."

Për fat të mirë për macen, një nga pjesët e kutisë ishte e hapur, kështu që kishte mundësi të merrte ajër dhe kushtet e motit bënë që ajo të mos ishte ngrirë apo mbinxehur.

Zonja Clark, e cila e përshkroi përvojën e të mos diturit se çfarë kishte ndodhur me Galeanën si "torturuese", tha për KSL TV se ajo i inkurajoi të gjithë të mikroçiponin kafshët e tyre shtëpiake dhe të "kontrollonin trefish" kutitë e tyre në Amazon.

mace shba utah

Sondazh

Poll