Bota

Nga ngjarjet në Banjskë e deri te një luftë e re, Bislimi për median ukrainase: Duhet të jemi gati, një sulm hibrid nga Serbia gjithmonë mund të fillohet!

Gjatë një intervistë për gazetën ukrainase të lajmeve “European Pravda” Bislimi flet në lidhje me ngjarjet e regjistruara në Banjskë në shtator të vitit të kaluar. Ai më tej thotë se një luftë konvencionale është e pamundur tani, pasi sipas tij ata janë të mbrojtur nga paqeruajtësit e KFOR-it.

29 Prill 2024, 09:51 Nga N.F
Nga ngjarjet në Banjskë e deri te një luftë e re, Bislimi
Bislimi

KOSOVË- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi në një intervistë të zhvilluar së fundmi është shpehur se Kosova duhet të jetë gati për luftë. Sipas Bilsimit një sulm hibrid nga Serbia gjithmonë mund të fillohet kundër tyre ndërsa ata duhe të jenë gati.

Gjatë një intervistë për gazetën ukrainase të lajmeve “European Pravda” Bislimi flet në lidhje me ngjarjet e regjistruara në Banjskë në shtator të vitit të kaluar. Ai më tej thotë se një luftë konvencionale është e pamundur tani, pasi sipas tij ata janë të mbrojtur nga paqeruajtësit e KFOR-it.

“Ne duhet të jemi gati për luftë. Por, një luftë konvencionale është e pamundur tani, pasi ne jemi të mbrojtur nga paqeruajtësit e KFOR-it. Megjithatë, siç ka treguar shembulli i Banjskës, një sulm hibrid gjithmonë mund të fillohet kundër nesh – dhe ne duhet të përgatituni që kjo të ndodhë përsëri në çdo kohë”, tha Bislimi.

Ai shtoi më tej se ekzistojnë arsye për të besuar se Rusia ishte e përfshirë drejtpërdrejt në sulm.

“Në jug të Serbisë, në qytetin e Nishit, i cili nuk është shumë larg kufirit me Serbinë, ekziston e ashtuquajtura Qendra Humanitare Ruse e cila zyrtarisht është e angazhuar në sigurinë nga zjarri, por askush nuk ka parë ndonjë rezultat të punës së saj,” u shpreh zëvëndëskryeministri. 

Bislimi thekson Perëndimi pajtohet me provat se sulmi në veri ishte një sulm hibrid që i kishte rrënjët në lidershipin e lartë të Serbisë.

bislimi kosova serbia

Sondazh

Poll