Bota

"Themeluar nga një rus", Kievi: Telegram ka bllokuar programet e inteligjencës ukrainase

Lidhur me këtë nuk ka pasur asnjë reagim të menjëhershëm nga Telegram.

29 Prill 2024, 10:03 Nga M.B

"Themeluar nga një rus", Kievi: Telegram ka bllokuar programet e

UKRAINA- Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës (HUR) thotë se platforma e mesazheve Telegram ka bllokuar një numër të "bot"-eve zyrtare, përfshirë chatbot-in e inteligjencës ukrainase.

"Sot, menaxhmenti i platformës Telegram bllokoi në mënyrë të paarsyeshme një numër të boteve zyrtare që kundërshtonin agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, duke përfshirë botin kryesor të inteligjencës", njoftoi HUR në Telegram, herët më 29 prill.

HUR shtoi se kjo është në kundërshtim me "rregullat" dhe deklaratat publike" nga menaxhmenti i Telegramit.

“Me gjithë bllokimin e botit tonë, të dhënat tuaja personale janë të sigurta”, tha HUR.

Lidhur me këtë nuk ka pasur asnjë reagim të menjëhershëm nga Telegram./ REL

telegram ukraina

Sondazh

Poll