Aktualitet

"Tentoi ta vriste", goditi me çekiç në kokë të dashurin e ish-partneres së tij, arrestohet 36-vjeçari shqiptar në Itali

Ngjarja ka ndodhur në Prato dhe vetëm ndërhyrja e shpejtë e autoriteteve, ka parandaluar vrasjen.

29 Prill 2024, 08:58 Nga M.B
"Tentoi ta vriste", goditi me çekiç në kokë
Foto ilustruese

ITALIA- Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali nën akuzën për tentativë vrasjeje. 36-vjeçari, me një çekiç në dorë, ka sulmuar të dashurin aktual të ish-partneres së tij, duke i shkaktuar lëndime shumë të rënda në kafkë.

Ngjarja ka ndodhur në Prato dhe vetëm ndërhyrja e shpejtë e autoriteteve, ka parandaluar vrasjen. Ndërkohë, i plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

italia

Sondazh

Poll