Aktualitet

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë, "Benzi" futet në korsinë e kundërt dhe merr para "Citroenin", humb jetën një person (EMRI)

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Citroen” 58-vjeçari i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa 80-vjeçari Fillim Zeka si pasojë e plagëve ndërroi jetë. Shkaku i aksidentit dyshohet se ka qenë kalimi i "Benzit" në korsinë tjetër të rrugës, duke mos mbajtur krahun e duhur të lëvizjes, gjë e cila solli përplasjen fatale.

29 Prill 2024, 07:18 Nga N.F
Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë, "Benzi" futet
Aksidenti

PGRADEC- Një aksident është regjistruar ditën e sotme rreth orës 04:50 në aksin rrugor “Pogradec- Qafë Thanë”, pranë fshatit Memëlisht. Mësohet se një automjet tip “Benz” me drejtues një 46-vjeçar është përplasur me automjetin tip “Citroen”.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Citroen” 58-vjeçari i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa 80-vjeçari Fillim Zeka si pasojë e plagëve ndërroi jetë. Shkaku i aksidentit dyshohet se ka qenë kalimi i "Benzit" në korsinë tjetër të rrugës, duke mos mbajtur krahun e duhur të lëvizjes, gjë e cila solli përplasjen fatale. Mësohet se me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak. Më datë 29.04.2024, rreth orës 04:50, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, pranë fshatit Memëlisht, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin D. Y., 46 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Citroen” me drejtues shtetasin Y. M., 58 vjeç.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Citroen” 58-vjeçari Y. M., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe shtetasi F. Z., 80 vjeç, banues në fshatin Çetë, Devoll, pasagjer në këtë automjet, i cili për pasojë ndërroi jetë.

Shkaku paraprak i aksidentit dyshohet se ka qenë kalimi në korsinë tjetër të rrugës, duke mos mbajtur krahun e duhur të lëvizjes, nga ana e drejtuesit të automjetit tip “Benz” shtetasit D. Y. Me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

aksident pogradec viktime

Sondazh

Poll