Aktualitet

Kanosi të miturit ditën e djeshme në Lungomare, policia jep detaje: 30-vjeçari vuan nga sëmundje mendore

Nga verifikimet e kryera bëhet me dije se 30-vjeçari me iniciale A.M vuante nga sëmundja mendore.

28 Prill 2024, 17:29 Nga E. D
Kanosi të miturit ditën e djeshme në Lungomare, policia jep
foto nga vendngjarja

VLORË- Policia jep detaje në lidhje me me një video të publikuar në rrjete sociale ditën e djeshme ku shafqet një person duke kanos disa të mitur. Nga verifikimet e kryera bëhet me dije se 30-vjeçari me iniciale A.M vuante nga sëmundja mendore. Gjithashtu 30-vjeçari është proceduar. 

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë:

Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, ditën e djeshme, në të cilën shfaqet një shtetas duke kanosur disa të mitur, në zonën e Lungomares, Vlorë, ju informojmë se: Strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, menjëherë kanë kryer verifikimet dhe kanë bërë të mundur identifikimin e shtetasit A. M., lokalizimin e tij, ditën e sotme, rreth orës 12:30, në zonën e Lungomares dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit.

Në përfundim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 30 vjeç, banues në Vlorë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një mjet prerës (biçak), që iu gjet 30-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik. Shtetasi A. M. është dërguar në spitalin psikiatrik Vlorë, për trajtim mjekësor, sepse vuan nga sëmundje mendore. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon median dhe qytetarët për denoncimin e paligjshmërive dhe i fton ata që të vijojnë të denoncojnë në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

policia e vlorës

Sondazh

Poll