Aktualitet

Përplasja Rama-RAI 3/ Mediat italiane i referohen sondazhit të Dosja.al: Reagimi i kryeministrit, i padrejtë

Ndërkohë ditën e sotme media italiane, "La Notizia" ka publikuar një artikull në lidhje me sondazhet e zhvilluara në vendin tonë ku i referohen sondazhit të Dosja.al. Sipas medias italiane Sigfrido Ranucci i është përgjigjur kryeministres italiane, Giorgia Melonit përmes një postimi në "Facebook ku ka ndarë edhe sondazhet.

28 Prill 2024, 15:54 Nga N.F
Përplasja Rama-RAI 3/ Mediat italiane i referohen sondazhit të
Ranucci dhe Rama

ITALI- Mediat italiane kanë rikthyer edhe një herë vëmendjen nga vendi ynë në lidhje reportazhin e “Report” dhe reagimet e shumta që solli ky emision. Ndërkohë ditën e sotme media italiane, "La Notizia" ka publikuar një artikull në lidhje me sondazhet e zhvilluara në vendin tonë ku i referohen sondazhit të Dosja.al. Sipas medias italiane Sigfrido Ranucci i është përgjigjur kryeministres italiane, Giorgia Melonit përmes një postimi në "Facebook ku ka ndarë edhe sondazhet.

Përplasja Rama-RAI 3/ Mediat italiane i referohen sondazhit të
Sondazhi

Sipas "La Notizia" Meloni mori në mbrojtje kolegun e saj shqiptar, Edi Rama duke kritikuar transmetimin e "Rai3" për hetimin e qendrave të riatdhesimit që qeveria italiane do të hapë në Shqipëri. Më tej në artikull media italiane duke cituar reagimin e Ranuccit shkruan se Meloni bëri thirrje për solidaritet me Ramën, por ka sondazhe të pavarura shqiptare që tregojnë se populli shqiptar në përqindje nga 64% në 80% beson më shumë në atë që raporton Report sesa në versionin e Ramës. Gjithashtu në këtë shkrim media italiane bashkangjitur edhe pamje nga sondazhet e përmendura ndër të cilat është edhe ajo e Dosja.al.

rama ranucci rai3

Sondazh

Poll