Aktualitet

Tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër, KLGJ: Të zbardhet sa më parë ngjarja, personat e përfshirë para drejtësisë

Po ashtu KLGJ ka shprehur mbështetjen të gjithë gjyqtarëve të sistemit gjyqësor për të garantuar sigurinë e tyre.

28 Prill 2024, 12:19 Nga I.A
Tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër, KLGJ: Të
KLGJ

TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar për tritolin e vendosur mëngjesin e sotëm në banesën e gjyqtarit Tonin Sterkaj në Shkodër. Me anë të një njoftimi për media, KLGJ kërkon që të zbardhet sa më parë ngjarja nga organi i akuzës. Po ashtu KLGJ ka shprehur mbështetjen të gjithë gjyqtarëve të sistemit gjyqësor për të garantuar sigurinë e tyre.

Njoftimi i KLGJ-së:

Duke marrë shkas nga informacionet e përcjella nga media e shkruar dhe vizive si edhe bazuar në informacionin paraprak të Policisë, ditën e sotme lidhur me ngjarjen e ndodhur në banesën e magjistratit z. Tonin Sterkaj, me funksion gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, Këshilli i Lartë Gjyqësor përcjell shqetësimin për këto akte që cenojnë rëndë sigurinë e gjyqtarit dhe përbëjnë kërcënim serioz për gjithë shoqërinë shqiptare.

Këshilli i Lartë Gjyqësor dënon aktin kriminal dhe i kërkon organit të akuzës hetimin, zbardhjen e ngjarjes dhe të nxjerrë para përgjegjësisë ligjore personat e përfshirë. Këshilli i Lartë Gjyqësor i shpreh mbështetjen të gjithë gjyqtarëve të sistemit gjyqësor për të garantuar sigurinë e tyre, në mënyrë që të ushtrojnë detyrën pa frikën e kërcënimeve, pasi respektimi i funksionit dhe dinjitetit të tyre, është parakusht për një proces të rregullt ligjor, për një sistem drejtësie efektiv dhe efikas, por edhe për funksionimin normal të shtetit të së drejtës.

klgj tonin sterkaj

Sondazh

Poll