Bota

Zelenskyy: Sulmet ruse kishin në shënjestër objektin energjetik ukrainas që furnizon BE-në

Moska më herët pretendoi se sulmet e saj ishin në përgjigje të përpjekjeve të regjimit të Kievit për të dëmtuar objektet energjetike dhe industriale ruse. 

27 Prill 2024, 21:28 Nga r.ll
Zelenskyy: Sulmet ruse kishin në shënjestër objektin energjetik
volodymyr zelenskyy

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka thënë se sulmi rus i mëngjesit të sotëm në sektorin energjetik të Ukrainës kishte shënjestruar objektet e gazit, që janë të rëndësishme për furnizimin e Bashkimit Evropian.

"Objektivi kryesor ishte sektori i energjisë, objektet e ndryshme në industri, si objektet e tranzitit të energjisë elektrike ashtu edhe të gazit. Në veçanti, ato objekte të gazit që janë vendimtare për të siguruar dërgimin e sigurt në Bashkimin Evropian.", tha presidenti ukrainas.

Moska më herët pretendoi se sulmet e saj ishin në përgjigje të përpjekjeve të regjimit të Kievit për të dëmtuar objektet energjetike dhe industriale ruse. 

volodymyr zelensky lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll