27 Prill 2024, 19:17
Nga r.ll

BERLIN- Gjermania do të vazhdojë ta përkrahë Ukrainën si një mburojë kundër synimeve të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, tha të shtunën ministri gjerman i Financave, Christian Lindner.
“Ne po e mbështesim Ukrainën, sepse ajo është vija e parë e mbrojtjes sonë kundër Putinit”, tha Lindner.
Përmes pushtimit të Ukrainës, që e nisi më 2022, Putini dëshiron “të na sulmojë të gjithëve dhe mënyrën e jetës sonë”, tha Lindner. Putini nuk dëshiron vetëm ta fshijë Ukrainën nga harta, por t’i ndajë Evropë dhe NATO-n dhe të sigurohet që Shtetet e Bashkuara të largohen nga Evropa, sipas tij.
“Synimi i Putinit nuk është Ukraina. Synimi i Putinit është të jetë në gjendje të ushtrojë pushtet mbi neve. Ai nuk duhet të ketë sukses në këtë kurrë”, theksoi ministri gjerman.
Për këtë arsye, tha ai, Gjermania duhet t’i përmirësojë patjetër aftësitë mbrojtëse për ta mbrojtur veten dhe aleatët e vet. Fondi i veçantë që u krijua për ta përditësuar ushtrinë gjermane, pasi Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës më 2022, do të përdoret brenda pak viteve, tregoi ai.
Forcat e Armatosura duhet pastaj të përditësohen nga fondet e rregullat. Por, kjo nuk do të jetë e mundur me një buxhet të kufizuar dhe me borxhin në rritje, paralajmëroi ai.
“Detyra që na pret për ta mbrojtur paqen dhe lirin në Gjermani, Evropë dhe në botë nuk është e kufizuar në vetëm në disa vite. Mbase është një detyrë që zgjat me dekada apo gjenerata”, tha Lindner. Për t’u arritur kjo, theksoi ai, nevojitet përforcimi i ekonomisë./REL
christian lindner lufta ukraine-rusi vladimir putin
Bota
27 Prill 2024, 19:03
r.ll
foto ilustruese
SHKUP- Retorika nacionaliste dhe prirjet e elektoratit për të mbështetur partitë e spektrit të djathtë në...
Bota
27 Prill 2024, 18:10
r.ll
salla e koncerteve
RUSI- Ka shkuar në 12 numri i të arrestuarve në lidhje me një masakrën e kryer me armë zjarri në nj&e...
Bota
27 Prill 2024, 17:59
r.ll
Darka e Korrespondentëve në Shtëpinë e Bardhë
SHBA- Çdo vit në muajin prill, presidenti në detyrë dhe gazeta...
Bota
27 Prill 2024, 17:52
r.ll
Raketat me rreze të gjatë ATACMS
SHBA- Sekretari i Mbrojtjes në SHBA, Lloyd Austin njoftoi një ndihmë masive ushtarake për Uk...
Bota
27 Prill 2024, 17:48
S.B
pamje nga ngjarja
SHBA- Rreth 100 persona janë arrestuar në mesin e protestuesve pro-palestinezë në Universitetin Northeastern n&e...
Bota
27 Prill 2024, 16:33
r.ll
shtepite e demtuara nga tornado
SHBA- Dhjetëra tornado e kanë goditur pjesën qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerik&eum...
Bota
27 Prill 2024, 16:14
S.B
Om Fahad dhe Naeem
IRAK- Influencuesja irakiene e mediave sociale Om Fahad është qëlluar për vdekje jashtë shtëpisë...
Bota
27 Prill 2024, 15:20
r.ll
foto ilustruese
LINDJA E MESME- Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtun...
Bota
27 Prill 2024, 14:48
M.B
Foto ilustruese
AZIA- Tajvani ka thënë se 12 avionë ushtarakë të Kinës janë futur në territorin e s...
Bota
27 Prill 2024, 14:43
M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi E...