Bota

Dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë, arrestohet serbi në Bërnjakë

Sipas Prokurorisë Speciale, dyshohet se serbi me iniciale J.S. ka kryer krime lufte kundër popullatës civile gjatë viteve 1998 – 1999, në komunën e Gjakovës.

27 Prill 2024, 20:51 Nga r.ll
Dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë, arrestohet serbi në
foto ilustruese

KOSOVË- Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas serb në Bërnjak, pikë kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Prokurorisë Speciale, dyshohet se serbi me iniciale J.S. ka kryer krime lufte kundër popullatës civile gjatë viteve 1998 – 1999, në komunën e Gjakovës.

NJOFTIMI:

Me aktvendim të Prokurorisë Speciale i njëjti është ndaluar për 48 orë dhe brenda afateve kohore ligjore ndaj të njëjtit kjo prokurori do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile."

gjakove bernjake kosove

Sondazh

Poll