Sport

Tuchel, për infermierinë e Bayernit: "Ai do të luajë dhe shënojë të martën... ndaj Realit"

Trajneri i Bayernit ishte optimist për gjendjen e Gnabry

27 Prill 2024, 15:30 Nga DOSJA

Tuchel, për infermierinë e Bayernit: "Ai do të luajë

GJERMANI - "Është si një film horror që nuk mbaron kurrë." Kjo deklaratë e sinqertë mban firmën e Leon Goretzkas, i cili u përpoq të përmbledhë ndjesinë e dhomës së zhveshjes, pasi pranoi humbjen e tretë radhazi, që i dha fund mbretërimit 11-vjeçar të Bayern Munichut në Bundesligë.

Bayern nuk kishte humbur tre ndeshje radhazi që nga maji 2015, kur skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola, kishte siguruar tashmë titullin e ligës dhe ishte e fokusuar në Champions League. Situata tani është shumë e ndryshme, pas hyrjes në top katërshe në Evropë, pas një beteje kundër Arsenalit, që i ndihmoi ata të fitonin besim në pjesën e fundit të sezonit.

Ashtu siç është, numërimi mbrapsht për Bayern-Real Madrid tashmë ka filluar. Tre ditë para vizitës së 14 herë kampionit të Europës në “Allianz Arena”, të martën në orën 21:00, trajneri i Mynihut, Thomas Tuchel, ka shfrytëzuar konferencën të ndeshjes së Bundesligës për të rishikuar gjendjen e infermierisë bavareze para sfidës me Real Madridin. 

"Fatkeqësisht, Dayot Upamecano ka ndrydhur kyçin e këmbës në një seancë stërvitore. Kjo e lëndon shumë dhe është në dyshim për nesër. Duhet të presim,"- tha ai për qendërmbrojtësin francez.

Tuchel, për infermierinë e Bayernit: "Ai do të luajë

Nga ana tjetër, ai foli për situatën e Gnabry dhe Sané, dy lojtarë të rëndësishëm në seksionin e sulmit të skuadrës së Mynihut: "Serge do të jetë në dispozicion të martën. Mendoj se do të luajë dhe shënojë. Do të shohim nëse do të mjaftojë. Ne po e vlerësojmë situatën e Leroyt dita ditës. Është një garë me kohën për të martën. Ai po stërvitet jashtë fushës. Nuk mund të bëj një parashikim tani."

I fokusuar te Madridi…

“Ne nuk mund të provojmë asgjë për Madridin kundër Frankfurtit, është një situatë krejtësisht tjetër. Do të flitet shumë për Madridin kur të përballemi me Stuttgartin. Duhet ta pranojmë, është normale.

Nesër duam të bëjmë më të mirën tone, sepse ne kemi nevojë për pikët dhe duam të vazhdojmë vrullin. Hap pas hapi dhe ajo që duhet të vijë do të vijë",- u përpoq të shpjegonte ai, përpara se të analizonte forcën e madhe të skuadrës së Carlo Ancelottit.

"Ne i kemi pare ata tashmë disa herë, edhe me analistët tanë. Ata kanë cilësi të jashtëzakonshme individuale dhe shumë fuqi në tranzicion. Kjo është ajo që i përcakton, ata janë gjithmonë një kërcënim dhe të aftë. Ata mund të kapërcejnë momente të vështira, është diçka që u pëlqen”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll