Sport

Polemikat për Frappart vazhdojnë: "Shumë njerëz janë të lumtur që nuk u zgjodh"

Në mungesë të arbitres franceze nga ‘Euro 2024’ dhe Lojërat Olimpike, ka nga ata që shohin “xhelozi” ndaj gjyqtarëve meshkuj.

27 Prill 2024, 15:00 Nga DOSJA
Polemikat për Frappart vazhdojnë: "Shumë njerëz
Stéphanie Frappart, në ndeshjen e Kupës së Botës 2022 mes Kosta Rikës dhe Gjermanisë

FRANCE - Stéphanie Frappart, e cila u zgjodh si 'arbitrja më e mirë në botë' në 2019, 2020, 2021 dhe 2022, sipas IFFHS-së, mësoi vetëm dy ditë më parë se ajo nuk do të jetë në ‘Euro 2024’ apo Lojërat Olimpike Verore.

Ky vendim po shkakton shumë reagime dhe ka nga ata që shohin “xhelozi” te homologët e tyre meshkuj. “Stéphanie qartësisht nuk e ka pasur sezonin e saj më të mirë, por fakti që ajo nuk mund të jetë as arbitri i katërt, apo të ulet në dhomën e VAR-it, është zhgënjyes”, - tha Éric Borghini, anëtar i Comex i Federatës Franceze të Futbollit (FFF), në 'RMC'.

Në këtë informacion të 'RMC' përfshihen edhe fjalët e një burimi të afërt me Frappart, i cili shkon më tej në arsyet e vendimit të mungesës së arbitres: "Ju siguroj se ka shumë që janë të kënaqur që nuk e shohin atë të përzgjedhur në “Euro 2024”. Dhe shton: "Ka katër vite që është në top formë. Një pushim këtë verë do t'i bëjë shumë mirë."

“Arbitrat meshkuj janë xhelozë”

Edhe ky person, nga ambienti i arbitres denoncon: "Do të vini re se në garat e fundit ndërkombëtare nuk ka më gjyqtare femra për të mbikëqyrur meshkujt. Kjo sepse gjyqtarët meshkuj janë xhelozë dhe nuk durojnë që femrat të zënë vendin e tyre".

Në vitin 2019, Stéphanie Frappart u bë gruaja e parë që drejtoi një ndeshje të Ligës 1. Gjithashtu atë vit ajo ishte gruaja e parë e caktuar për të gjykuar finalen e Superkupës së meshkujve dhe në vitin 2020 ajo u bë gjyqtarja e parë që drejtoi një ndeshje të Champions League.

Arritja e saj e fundit e madhe ishte arbitrimi i ndeshjes së Kupës së Botës 2022 midis Gjermanisë dhe Kosta Rikës, ku u bë dhe gruaja e parë që do të ishte gjyqtarja kryesore e kompeticionit më të lartë kombëtar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll