Politike

Denoncimi te Dosja.al: Në Athinë po u bëjnë presion emigrantëve të marrin pjesë në takimin e Ramës

Dosja.al, mëson se një zyrtare në konsullatën shqiptare në Greqi po u bën presion emigrantëve që të mbushin sallën plotë ditën e takimit me Ramën.

26 Prill 2024, 18:55 Nga I.A
Denoncimi te Dosja.al: Në Athinë po u bëjnë presion
Edi Rama

ATHINË- Një denoncim ka ardhur ditën e sotme në redaksinë e Dosja.al, në lidhje me turin që pritet të bëj kryeministri Edi Rama për takimet me emigrantët shqiptarë në vende të ndryshme. Dosja.al, mëson se një zyrtare në konsullatën shqiptare në Greqi po u bën presion emigrantëve që të mbushin sallën plotë ditën e takimit me Ramën.

Sipas denoncimit, punonjësja në konsullatë është punësuar vetëm për të mbledhur njerëz për takimet e Ramës. Ndërkohë që po përdoren disa metoda për të mbledhur aq njerëz sa të mbushet salla gjatë takimit me Ramën. Një nga mënyrat është presioni që po u bëhen emigrantëve me punët e tyre. Ndërkohë që ka pasur dhe raste që emigrantëve u janë ofruar pagesa për të marrë pjesë. 

Takimi që Rama pritet të bëj me emigrantët në disa prej vendeve në Evropë, vjen para zgjedhjeve të përgjithëshme të vitit 2025. Edhe pse emigrantët shqiptarë kudo ku janë po mbajnë protesta, duke kërkuar që tu jepet e drejta e votës, kjo e drejtë është rerfuzuar nga qeveria Rama. 

edi rama turi i rames me emigrantet

Sondazh

Poll