26 Prill 2024, 18:23
Nga M.B
Delinda Ibrahimaj
TIRANA- Ministrja për Shtetin, Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delinda Ibrahimaj ka reaguar pas publikimit të faktit se bashkëshorti i saj, Andri Ibrahimaj, disa muaj më parë, në rrugën "Tefta Tashko Koço", ka kërcënuar dhe qëlluar me thikë drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Kredive (ATK). Ministrja thotë se ndihet e keqardhur që 5 muaj pas një konflikti të padëshiruar, i cili ka kaluar në rrugën e drejtësisë dhe ka marrë përgjigje po në atë rrugë, sot më duhet të japë shpjegimin e saj.
Ibrahimaj thotë në reagim se nuk ka asnjë arsye të fajësoj askënd lidhur me publikimin e këtij fakti, por thotë se ka detyrimin të sqaroj elemente që e bëjnë të plotë vërtetësinë e tablosë së ngjarjes. Sipas saj, konflikti ka ndodhur pranë vendit të punës së bashkëshortit të saj, jo në zyrat e shtetit dhe pasi është hetuar nga organet e drejtësisë në bazë të kallëzimit të bërë nga pala tjetër është pushuar për mungesë provash.
Ibrahimaj shton se një element tjetër lehtësisht i provueshëm është se pavarësisht dinamikës së ngjarjes dhe faktit që bashkëshorti i saj ka qenë padrejtësisht i kallëzuar për dicka që nuk e ka bërë, pala kallëzuese ka vijuar të qëndrojë në vendin e punës edhe pas largimit të saj nga funksioni i Ministres së Financave dhe Ekonomisë 7 muaj më parë. Ajo përsërit se kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me institucionet shtetërore, me funksionet e institucionit që ka drejtuar dhe me të personalisht.
Reagimi:
Jam e keqardhur që 5 muaj pas një konflikti të padëshiruar, i cili ka kaluar në rrugën e drejtësisë dhe ka marrë përgjigje po në atë rrugë, sot më duhet të jap shpjegimin tim. Nuk kam asnjë arsye të fajësoj askënd lidhur me publikimin e këtij fakti, por kam detyrimin të sqaroj elemente që e bëjnë të plotë vërtetësinë e tablosë së ngjarjes.
Konflikti ka ndodhur pranë vendit të punës së bashkëshortit tim, jo në zyrat e shtetit dhe pasi është hetuar nga organet e drejtësisë në bazë të kallëzimit të bërë nga pala tjetër është pushuar për mungesë provash. I vetmi ndikim i imi në këtë proces ka qenë se nuk e kam lejuar bashkëshortin të bëjë kallëzim, pikërisht sepse personi në fjalë ka qenë drejtues i një institucioni varësie kur kam marrë detyrën si Ministre e Financave dhe s’kam dashur në asnjë mënyre që familja ime të marrë iniciativën.
Një element tjetër lehtësisht i provueshëm është se pavarësisht dinamikës së ngjarjes dhe faktit që bashkëshorti im ka qenë padrejtësisht i kallëzuar për dicka që nuk e ka bërë, ashtu si konfirmohet nga vendimi i organeve të akuzës, pala kallëzuese ka vijuar të qëndrojë në vendin e punës edhe pas largimit tim nga funksioni i Ministres së Financave dhe Ekonomisë 7 muaj më parë.
Nuk besoj se është e nevojshme në këtë pikë, por po sqaroj sidoqoftë se nuk kam pasur asnjë konflikt me kallëzuesin gjatë gjithë kohës së qëndrimit tim në atë detyrë, siç nuk kam pasur asnjë konflikt me asnjë person në varësine time.
Ky fakt besoj e thotë vetë të vërtetën që konflikti në fjalë, nuk ka pasur asnjë lidhje me mua apo detyrën time. Padyshim do të kishte qenë me e mira që të mos kishte ndodhur, por nganjëhere zhvillimet e padëshiruara në marrëdheniet me të tjerët na zgjedhin, nuk i zgjedhim. Por e përsëris që kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me institucionet shtetërore, me funksionet e institucionit që kam drejtuar dhe me mua personalisht. Ndërkohe e mirëkuptoj me keqardhje faktin se pikerisht për shkak të detyres dhe angazhimit tim publik, nje ngjarje e 5 muajve të shkuar bën sot lajm për arsye qe nuk janë në tagrin tim institucional t’i komentoj. Ndjesë kujtdo që mund të jetë shqetësuar nga ky lajm, por kushdo të jetë i bindur se s’ka asnjë të vërtetë tjetër nga sa rendita më lart.
delinda ibrahimaj
Politike
26 Prill 2024, 17:53
M.B
Elisa Spiropali
TIRANA- Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali me anë të një postimi në rrjetet...
Politike
26 Prill 2024, 17:28
M.B
Taulant Balla
KORÇA- Ministri i Brendshëm, Taulant Balla foli nga Korça në lidhje me protestën e sotme të opozitës t...
Politike
26 Prill 2024, 14:27
N.F
Delina Ibrahimaj
TIRANË- Kërcënimeve për të dhënë dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm d...
Politike
26 Prill 2024, 14:09
I.A
Filiberto Zaratti
ITALI- Deputeti italian Filiberto Zaratti nga Partia e Gjelbërt ka kërkuar ditën e sotme një interperlanc&...
Politike
26 Prill 2024, 14:16
r.ll
GAZMENT BARDH
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama pak më herët refuzo...
Politike
26 Prill 2024, 13:39
r.ll
belind kellici
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka thënë pas përfundimit të pr...
Politike
26 Prill 2024, 13:05
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar kërkesën për interperlancë urgjente të kreut të Grupit Parlamen...
Politike
26 Prill 2024, 12:54
r.ll
edi rama
Il Fatto Quotidiano
Kryeministri shqiptar Edi Rama nuk ndalet: pas deklaratave të furishme për mediat lokale dhe telefonatës s&eum...
Politike
26 Prill 2024, 12:31
r.ll
tedi blushi
TIRANË- Anëtarët e Këshillit Bashkiak të Bashkisë Tiranë kanë tentuar të hyjnë në godin...
Politike
26 Prill 2024, 12:17
N.F
Balliu
TIRANË- Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e opozitës p...