Bota

Deputeti italian merr një parfum nga një dyqan në aeroport dhe largohet pa paguar, politikani: Ishte keqkuptim, doja të blija dy

Çmimi i parfumit është 130 euro dhe politikani italian mësohet se ka kërkuar të paguajë për dy shishe, me pretendimin se ka qenë një keqkuptim, pas dialogut të tij me një sigurim.

26 Prill 2024, 14:06 Nga r.ll
Deputeti italian merr një parfum nga një dyqan në aeroport dhe
piero fassino

ITALI- Një hetim nga Prokuroria ka nisur kundër deputetit italian dhe ish-ministrit të Drejtësisë Piero Fassino, i cili dyshohet se tentoi të vidhte parfum nga një dyqan në aeroportin e Romës, sipas raporteve të shtypit italian.

Fascino, një zyrtar italian i qendrës së majtë, tha se ndërsa ishte në dyqanin e aeroportit, i ra telefoninë tokë dhe e vendosi parfumin në xhep, duke dashur ta paguante më vonë. Sipas mediave, zyrtarët e Duty Free pretendojnë se pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë deputetin duke u larguar pa paguar.

Çmimi i parfumit është 130 euro dhe politikani italian mësohet se ka kërkuar të paguajë për dy shishe, me pretendimin se ka qenë një keqkuptim, pas dialogut të tij me një sigurim.

Megjithatë, analistët mendojnë se e gjithë çështja mund të pushohet pa dënuar deputetin italian edhe nëse ai shpallet fajtor, sepse ai nuk ka kryer asnjëherë krim dhe nuk është shkelje e rëndë e ligjit.

piero fassino itali

Sondazh

Poll