Bota

VIDEO/ Pandat sulmojnë punonjësen e kopshtit zoologjik, pamjet e sulmit të rrallë bëjnë xhiron e rrjetit

Në video shihen kafshët duke ndjekur punëtoren që u dërgonte ushqimin ku njëri prej tyre i kafshon këmbën para se ta rrëzojë në tokë.

26 Prill 2024, 13:47 Nga S.B
VIDEO/ Pandat sulmojnë punonjësen e kopshtit zoologjik, pamjet e
pamje nga ngjarja

KINË- Një kujdestare e kopshtit zoologjik në Kinë ka përjetuar momente të tmerrshme kur u sulmua nga një panda përballë vizitorëve të tmerruar. Në video shihen kafshët duke ndjekur punëtoren që u dërgonte ushqimin ku njëri prej tyre i kafshon këmbën para se ta rrëzojë në tokë.

Më pas, të dy mund të shihen duke u ulur mbi punonjësen, a cila përpiqet për disa sekonda të shpëtojë. Punëtorja e pafuqishme rrokulliset nga njëra anë në tjetrën, duke shpresuar të largojë pandat.

Sulmet si ky janë shumë të pazakonta dhe pandat rrallë sulmojnë njerëzit ose kafshët e tjera. Nuk dihet se çfarë e shkaktoi sulmin.

Një koleg vrapoi për të ndihmuar punonjësen, por ai u ndoq shpejt nga vetë kafsha. Sipas raportimeve, kujdestarja e kopshtit zoologjik ka pësuar vetëm lëndime të lehta.

kine panda

Sondazh

Poll